Driton Kuka: Akili për mua është medalist, me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka është kthyer të flasë përsëri për suksesin e shtetit tonë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ndërsa ka thënë se me pak fat mund t’i kishim tri medalje olimpike.
Ekipi i xhudos u kthye nga Tokio të hënën me dy medalje të arta olimpike të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.
Megjithatë, paraqitje pozitive pati edhe Akil Gjakova, i cili përfundoi i shtati dhe ishte i shkëlqyeshëm, për të humbur vetëm në repeisazh për medaljen e bronztë.
Për paraqitjen e mirë të Akilit ka shkruar edhe trajneri Driton Kuka në rrjetet sociale, duke thënë se me pak fat do t’i kishim tri medalje olimpike.

Nga
Telegrafi
04/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































