Nga: Kristaq Xharo
Ky shkrim, pa marrë përsipër të jetë një analizë e detajuar, ju referohet dy personave pa ndonjë lidhje direkte për të treguar paralele dhe paradokse, sesi një akuzë e rëndomtë (Fredi B) kthehet në një kauzë kombëtare (në vendin fqinj) dhe se si një kauzë kombëtare (Dritani i UÇK-së) trajtohet si akuzë e rëndomtë (në vendin amë).
Dritani Goxhaj, tashmë i njohur edhe si Dritani i UÇK-së dhe Fredi B. ndodhen të ndaluar, njëri me kërkesë të prokurorit special të Kosovës, në Hagë, dhe tjetri për llogari të drejtësisë shqiptare. Janë dy persona që vijnë nga histori diametralisht të kundërta. Dritani, së bashku me të atin, Dilaverin, që të dy këta ushtarakë të lartë, iu bashkuan luftës së UÇK-së dhe njihen mbarëkombëtarisht si pjesëtarë, veteranë të UÇK-së që u përkushtuan me jetë për kauzën kombëtare. Aktualisht, prej disa vitesh janë të angazhuar në media me shkrime, analiza dhe opinione veçanërisht për luftën e Kosovës.
Fredi B., edhe ky shtetas shqiptar, i dëshiruar dhe njohur si minoritarë me një të kaluar të dyshimtë, u zgjodh si ‘simbol’ i përfaqësimit të opozitës në Himarë. Përshkrimin e Fredi B.-së më qartë e afron Themis Dimitrakopoulos – shkrimtar dhe politolog grek: “… anëtar i ekstremit M.A.B.H. (ne vitin 1995 arrestohet me arme pa leje ne kufirin greko-shqiptar, në vitin 1995 për shtat shtetasit shqiptarë me origjinë greke, njëri nga të shtatët ishte Fredi Beleri i cili ishte arrestuar në tentativë për të futur në Shqipëri armë të rënda – nëntë automatikë kallashnikov, dy pistoleta, bajoneta, mjete komunikimi, uniforma kamuflazhi dhe kapuç – nga rojet kufitare greke në stacionin kufitar në Delvinaki, në natën e 18 marsit 1995. Më tej, siç raporton gazetari i Kathimerinis-it, Stavros Tzimas në librin e tij Mbi plejadën e nacionalizmit – me një parathënie të Alexis Papahelasit: “Në atë kohë nuk kishte asnjë dyshim se të arrestuarit [në 1995] po planifikonin të sulmonin një objektiv ushtarak që ishte kampi i Logosit, pak larg nga kufiri”.
Pra, si Dritani i UÇK-së, edhe Fredi B. janë njohës të mirë të përdorimit të armatimit, i pari sepse e ka profesion në Forcat e Armatosura, ndërsa i dyti sepse e ka pasur instrument për kauzën e tij dhe mjaft i përfolur si pjesëtar në masakrën e Peshkëpisë kundër Forcave të Armatosura – me të vrarë e të plagosur. Paradoksalisht, sot ndodhen në një stad duke kërkuar pafajësi dhe lirim të menjëhershëm, por për çështje të ndryshme.
Akuza dhe kauza. Paralele dhe paradokse. Sipas deklaratave zyrtare, të dy personat mbartin akuza penale dhe ndalohen në kushtet e “flagrancës”. Fredi B. për blerje votash me prova të pakundërshtueshme, siç shprehet organi i akuzës. Nga pamjet që u paraqitën, ai ndalohet në një mjedis të errët, në grup dhe me dëshmitarë, gjithmonë sipas deklaratës zyrtare. Përndryshe, Dritani i UÇK-së u akuzua dhe ndalua për llogari të prokurorit special të Kosovës, me vendndodhje në Hagë, gjithashtu, në “kushtet e flagrancës” sepse nëpërmjet medias “kishte rrezikuar dëshmitarët e mbuluar” duke shprehur opinionin e tij për seriozitetin e dëshmive të tyre në Hagë. Dy akuza që vijnë në kushte të ndryshme, në mjedise të ndryshme, për çështje mjaft të ndryshme. Paradoksalisht, Dritani i UÇK-së, prej kohësh pjesëtar i medias, ndalohet për opinionin e tij. Një akuzë në kufijtë e absurdit.
Paradoksi dhe absurdi nuk qëndron vetëm në akuzë, por edhe në logjikë. Nëse Zyra Speciale mbështetet vetëm në “dëshmitarë të mbuluar” dhe nuk është në gjendje të ruajë sekretet e veta, atëherë cila është e ardhmja e procesit të ngritur kundër UÇK-së në Hagë. Për më tej, cila është përgjegjësia e Dritanit që nuk ka punuar asnjëherë në këtë zyrë, të shprehë opinionet e veta apo të ruaj “sekretet” e saj? Raporti i prokurorit nuk lidhet thjesht me Dritanin, por me median e lire. Paradoksi thellohet kur edhe organet e drejtësisë në Tiranë nuk japin asnjë shpjegim për zbatimin “verbas” të kërkesës së Hagës. Në letrën e tij nga burgu. Dritani i argumenton mjaft qartë këto absurde.
Në kontekst logjik, por edhe më tepër, shteti shqiptar edhe zyrtarisht nëpërmjet institucioneve më të larta, është shprehur se gjykata e Kosovës, atje në Hagë, me asnjë pjesëtar nga Kosova, ka humbur sensin e funksionimit. Themelet e saj u ngritën me frymëzimin dhe dredhitë e Serbisë dhe të Rusisë, duke përdorur shpifjet e bodrumeve të Beogradit. Të vëna në gojën e Karlës dhe të Dikut, për “shtëpinë e verdhë”, ato nuk u provuan asnjëherë dhe si të tilla janë çmontuar me kohë. Së bashku me themelet, edhe personat që sillen si dëshmitarë kryesisht “të mbuluar” për të provuar akuzat e ngritura po bëhen të pabesueshëm, qesharakë dhe objekt diskutimi jo vetëm në media. A duhet në këto kushte, minimalisht, edhe institucionet tona të drejtësisë të ndjekin e respektojnë qëndrimin zyrtar të shtetit, që me detyrimin minimal të shpjegojnë vendimet e veprimet e tyre. Por, le të qëndrojmë te zanafilla …
Kur akuza kthehet në kauzë … paralele. Në një linjë me Fredi B.-në, pa respektuar normat bazë, u deklarua dhe po angazhohet shteti fqinj me gjithë kapacitetet e tij të fuqisë. Tashmë një akuzë të rëndomtë, institucionet më të larta të vendit fqinjë e kthyen në kauzë me kërkesa ultimative, pa nguruar të tërheqin në këtë lojë edhe vet BE-në. Personalitetet e larta greke, përfshirë deputetët, vizitojnë Fredin. E gjithë media greke u vendos në krahë të Fredit, pa u bërë merak për të vërtetën. Një protestë e “modelit helen” zhvillohet në Himarë dhe përfaqësues më të lartë nga vendi fqinj nuk frenohen të respektojnë sovranitetin e shtetit fqinj. Vizita e Fort Lumturisë së Tij, Janullatosit, e “hyjnizoi” kauzën dhe frontin e Fredit. Elementë të spektrit të vetëquajtur opozitar, të zënë në “kurth” me apo pa dashje, ndoshta edhe thjesht për interesa elektorale, nuk dëshirojnë të shohin se çfarë fshihet pas kauzës tashmë të ngritur. Që në zanafillë kur zgjodhën si simbol të përfaqësimit të tyre një personazh kaq të përfolur dhe me deklarime aq të debatueshme. Tashmë qëFredi B është kthyer në kauzë kombëtare e vendit fqinj, interesi elektoral është vetëm një mbulesë …
Për analogji, akuza ndaj Dritanit të UÇK-së, edhe pse individualisht, prek deri në detaje një kauzë kombëtare, jo thjesht për lirinë e shtypit për zërin e ngritur në mbrojtje të luftës së UÇK-së. Çuditërisht në këtë kauzë, Dritani u la në hije nga të gjithë aktorët homologë, që renditëm për Fredi B. Vetëm pak vetë protestuan pranë “Kalit të Skënderbeut”, duke shtuar edhe një numër fejbuksash, që shprehën “fuqishëm” zemërimin e tyre në onlajn‘. Mediat me organizatat e saj, që në raste të tjera nuk ngurojnë të protestojnë deri te zyrat më të largëta të organizatave ndërkombëtare, këtë radhë nuk u ndjenë të guximshëm të mbronin një pjesëtarë të tyre, gazetarin analist Dritan G. duke mos vlerësuar faktin që ai në pozicionin e një gazetari analist shprehu një opinion në median e “lirë”. Faktori politik, që në çdo rast tjetër për përfitime elektorale do të buçiste në media, tashmë tregoi se çështjet e mëdha mund t’i përdorin vetëm kur vlejnë për fushatat e tyre. Nuk pati ndonjë anëtar parlamenti të ngrejë zërin apo të takojë Dritanin. Duke u kujdesur për “harmoninë fetare”, nuk flitet për ndonjë klerik në nivelin e Janullatosit të përkujdesej edhe për çështjen “Dritan” … edhe pse ai nuk e ka këtë nevojë … Duhet pranuar që Fredi B., tashmë i mbështetur nga shteti fqinj, media, kleri dhe eksponentë që e ngritën në “simbol të përbashkët”, u ngrit në kauzë dhe e eklipsoi Dritanin e UÇK-së dhe kauzën e tij (tonën).
Në përfundim. Dritani i UÇK-së i luftoi dhe i fitoi betejat e veta, si dje kur nuk kurseu as jetën në luftë, edhe sot që vazhdon të mbrojë një kauzë të madhe. Kjo betejë është për një çështje më të mëdha se liria e medias, ajo është kauzë e luftës së djeshme. Tashmë edhe beteja në Hagë po hyn në fillimin e fundit, përderisa e gjithë akuza kundër UÇK-së mbështetet në dëshmitarë të fshehur. Dritanit tashmë i ka mbet edhe një betejë më e fundit, tashmë si “i burgosur i ndërgjegjes”, kur ai u ndalua sepse shprehu një opinion në media. Ai vazhdon të jetë në shërbim të kombit. J. F. Kenedi dikur pat thënë: “Mos pyet se çka bërë atdheu për ty, por çfarë bën ti për atdheun tënd”. Tashmë, ndryshe nga Dritani i UÇK-së, Fredi B. po na jep edhe një mësim tjetër në atë se “çfarë atdheu bën për ty”!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-45-780x439.jpg)
“Flej me ty e zgjohem me ty, dashuri më të fortë në jetën time nuk kam provuar” - Livia përlotet nga mesazhi që merr nga Mevlani?
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Martin-Berishaj-Ambasador-ne-Kroaci-intervistohet-nga-Komisioni-Hetimor-Parlamentar-foto-Ridvan-Slivova-29-e1673636820703-780x439.jpg)
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
![Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-21-780x439.jpg)
Rrëzohet aeroplani luftarak francez në Indi, pilotët katapultuan në momentin e fundit
![Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-10-e1738862146398-780x439.jpg)
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
![Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rashford-4-780x439.jpg)
Tre lojtarët e Barcelonës dolën kundër transferimit të Rashfordit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin