LAJMI I FUNDIT:

Drita shpreson në rezultat pozitiv ndaj Malmos

Drita shpreson në rezultat pozitiv ndaj Malmos

Të martën mbrëma, Drita do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Malmos.

Skuadrat do të zbresin në fushë në orën 20:45 në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.


Gjatë ditës së hënë, Drita e ka mbajtur konferencën për shtyp në lidhje me ndeshjen e rëndësishme në garën më të madhe evropiane për klube.

Natyrisht se një nga çështjet e shtruara ka qenë pritshmëria e klubit gjilanas për takimin e të martës mbrëma.

Lajmet për DRITËN
Lexo po ashtu Lajmet për DRITËN

Përfaqësuesit e Dritës kanë thënë se janë të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, porse  skuadra është përgatitur për këtë përballje kur kihet parasysh niveli i kundërshtarit.

Kampioni i Kosovës i ka bërë të gjitha analizat se si do t’i qaset sfidës ndaj klubit të madh suedez dhe Drita shpreson që të dalë më rezultat pozitiv nga ndeshja si nikoqir.

Për më shumë, përfaqësuesit e klubit gjilanas kanë thënë se ndeshja si vendas është një motivim shtesë për lojtarët, prandaj në stadium duhet të jenë një numër sa më i madh i tifozëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Kalo në kategori