Ilir Blakcorri është largimi i radhës nga skuadra e Dritës.

Mbrojtësi i majtë largohet nga skuadra gjilanase pas katër viteve qëndrim me fanellën bardhekaltër.


Ka qenë faqja zyrtare e Dritës që ka konfirmuar shkëputjen e kontratës me mbrojtësi llapjan i cili ka luajtur në 132 ndeshje në të gjitha garat për klubin gjilanas.

Drita e ka falënderuar Blakcorrin për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe.

Njoftimi i plotë nga Drita FC:

FALEMINDERIT ILIR

Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Ilir Blakçori. Blakçori erdhi te ne në sezonin 2019/20 dhe gjatë periudhës katër vjeqare arriti 132 paraqitje në të gjitha kompeticionet. Klubi jonë e falënderon ILIRIN për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës. Paq fat ILIR BLAKÇORI. /Telegrafi/

telegrafi sport app