LAJMI I FUNDIT:

Drita Hajdari, prokurorja e parë kosovare në një konferencë ndërkombëtare të prokurorëve

Drita Hajdari, prokurorja e parë kosovare në një konferencë ndërkombëtare të prokurorëve

Me ftesë së Shoqatës së prokurorëve të Portugalisë, në Lisbonë po qëndron prokurorja nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Drita Hajdari, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të prokurorëve me temë: “Trafikimi i qenieve njerëzore”.

Siç thuhet në komunikatë, prokurorja Hajdari në këtë konferencë njoftoi se Republika e Kosovës disponon me legjislacion në fushën e trafikimit me qenie njerëzore që është në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe obligimet e marra në procesin e integrimeve evropiane.


“Prokurorja Hajdari në veçanti ka potencuar që Kosova nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe ky fakt po ua pamundëson kontaktet e drejtpërdrejta prokurorëve nga Republika e Kosovës me kolegët prokurorë nga vende të ndryshme të Evropës, të cilat kontakte momentalisht zhvillohen vetëm përmes kanaleve diplomatike apo misionit të EULEX-it, e që për pasojë shpeshherë krijohen vonesa dhe kjo e ulë efikasitetin në hetime të prokurorëve nga Kosova. Prandaj, prokurorja Hajdari ka ftuar të gjithë prokurorët nga Evropa dhe vendet tjera të botës që t’i tejkalojnë problemet politike dhe të bashkohen në luftën e përb ashkët kundër kriminalitetit,pasi që siç theksoi ajo bashkëpunimi ndërkombëtarë është qelës për luftën e suksesshme kundër krimit të organizuar”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Kjo është hera e pare që një prokuror nga Republika e Kosovës merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare të prokurorëve edhe pse Shoqata e Prokurorëve të Kosovës në vitin 2012 është pranuar në Shoqatën Ndërkombëtare të Prokurorëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori