Drita - Celje, do të gjykohet nga gjyqtarët anglezë

Drita do të përballet me skuadrën sllovene Celje në kuadër të Play-Off të Ligës së Konferencës.
Gjilanasit kanë arritur në këtë fazë të garave pasi në fazën e Ligës në Ligën e Konferencës janë renditur në 24 ekipet më të mira.
Dueli i parë do të zhvillohet të enjten mbrëma në Fadil Vokrri, me Dritën që synon të marrë një rezultat pozitivë.

E kjo sfidë do të gjykohet nga gjyqtarët anglezë me Chris Kavanagh që është kryesori, derisa ndihmësit e tij janë Simon Bennett dhe Neil Davies.
40-vjeçari Kavanagh është një nga gjyqtarët më të mirë në Angli, teksa këtë vit ka drejtuar 19 ndeshje në Ligën Premier, 4 ndeshje në Ligën e Kampioëve përfshirë ato Inter-Slavia Praga dhe Slavia Praga - Barcelona. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































