“Ne e dimë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka shumë lidhje me krimin e organizuar. Ne e dimë se vëllai i Vuçiqit, Andrej është takuar me Zvonko Veselinoviçin. Ata ndoshta do t’i shtohen listës në muajt apo vitet e ardhshme”, ka thënë Drew Sullivan, një nga themeluesit e Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OCCRP).
Veç kësaj, duke komentuar sanksionet e vendosura ndaj Zvonko Veselinoviqit dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt, Sullivan për mediumin serb Nova.rs. ka theksuar se mendon që qeveria amerikane po identifikon dhe sanksionon ata që janë lidhja midis qeverisë dhe krimit të organizuar.
“… E dimë se vëllai i Vuçiqit, Andrej, është takuar me Zvonko Veselinoviqin, i cili besohet se mbrohet nga regjimi në Serbi. Vuçiq zbaton politikën e Milo Gjukanoviqit dhe Vladimir Putinit, të cilët përdorin rregullisht lidhjet e tyre me krimin e organizuar si një degë sekrete të qeverisë. Krimi i organizuar mund t’i lejojë huliganët të shtypin protestat, siç e kemi parë së fundmi. Në Ballkan, këto lidhje zakonisht rregullohen nga vëllezërit e presidentit, siç bëri Aco për Milo Gjukanoviqin. Qeveritë, si Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, ndoshta nuk do ta sanksionojnë Vuçiqin. Ata nuk sanksionuan personalitete të rëndësishme, si presidenti hungarez Viktor Orban, apo kumbarin e të gjithë liderëve të korruptuar – Vladimir Putinin”, ka thënë më tej Sullivan, përcjell Telegrafi.
Ndërsa në pyetjen nëse pret që edhe dikush tjetër nga Serbia të jetë në listë, ai është përgjigjur se BE-ja dhe SHBA-ja ka të ngjarë të përqendrohen te njerëzit në zemër të marrëdhënieve të krimit të organizuar-qeveri.
“Meqenëse oligarkët e Putinit janë të gjithë të sanksionuar, unë pres një listë të ngjashme me emrat e miqve të Vuçiqit, manjatë e miq. Pres edhe disa anëtarë të familjes së tij, si Andrej. Ata ndoshta do të shtohen në listë në muajt apo vitet e ardhshme. Ne, sigurisht, do të bëjmë gjithçka që mundemi për të shtuar njerëz në atë listë”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës.
Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit shënjestëroi të mërkurën grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviq.
Përveç tij në listë janë edhe i vëllai Zharko Veselinoviq, pastaj Zhelko Bojiq, Milan Mihajloviq, Sinisha Nedeljkoviq, Radovan Radiq, Milan Radisavleviq, Milojko Radisavleviq, Milan Radojçiq, Marko Rosiq, Radule Steviq, Milivoje Vuloviq.
Grupi akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.
Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Scholz pranon humbjen

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë