LAJMI I FUNDIT:

Drenori: Vëllai i zyrtarit të dyshuar policor për dhunim, ka marrë punë nga Komuna e Drenasit (Video)

Drenori: Vëllai i zyrtarit të dyshuar policor për dhunim, ka marrë punë nga Komuna e Drenasit (Video)

Asambleisti i Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori ka hedhur dyshime se zyrtari i njëjtë policor që dyshohet për dhunimin e të miturës, ishte përfshirë në një kërcënim edhe ndaj një zyrtareje komunale në Drenas vitin e kaluar.

Drenori në një lidhje direkte në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se për këtë rast se duhet të flasë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Kemi pasur informacione të sigurta që një rast ka ndodhur vitin e kaluar, kur zyrtarja komunale ka pasur një kërcënim përafërsisht të tillë nga i njëjti zyrtar policor [i dyshuar për dhunim ndaj një të miture]. Ajo e ka dërguar rastin te Kryetari i Komunës, dhe Kryetari i Komunës është mirë të sqarojë atë rast, pasi kemi informacione se në atë kohë ishte lajmëruar edhe Komandanti i stacionit të policisë në Drenas”.


“Ne duhet të dimë [nga Lladrovci], sepse tashmë kemi të bëjmë me zyrtar policor i cili ka kryer këtë vepër, ne duhet të dimë a ka mundur të parandalohet ky rast”.

Asambleisti thotë se Lladrovci ka kthyer në punë arsimtarin që dyshohet se ka abuzuar me nxënësen e mitur, dhe për këtë ai të mbaj përgjegjësi ligjore dhe morale”.

“Nëse ka pasur edhe një rast tjetër ne duhet të dimë a ka pasur krim të organizuar, apo thjesht një rast të izoluar. Ky është problemi im. Kryetari Lladrovci duhet të sqarojë këtë situatë, sepse bie direkt mbi të përgjegjësia ligjore madje edhe morale, sepse përfaqëson qytetarët e Komunës së Drenasit, a një qytetare e kësaj komune ka përjetuar këto tortura nëpër tri hallka”, shton më tej Drenori.

“Komuna e jonë mban përgjegjësi sepse profesori i cili dyshohet se ka kryer veprën me të miturën është kthyer në vendin e punës”, tha ndër të tjera Xhavit Drenori.

Drenori ka thënë se vëllai i zyrtarit të dyshuar policor ka një firmë dhe merr tendera nga Komuna e Drenasit.

“Vëllai i zyrtarit të dyshuar policor merr punë nga Komuna e Drenasit. Pra këtu flitet për një konflikt të mundshëm të interesit sepse mund të ketë një ndikim…Këto lidhje duhet të hulumtohen”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Kalo në kategori