LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 2° cloudy

Drenasi nderoi presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”

Drenasi nderoi presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”

Komuna e Drenasit nderoi presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Komunës së Drenasit”, për kontribut të shquar për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

Pas komunës së Deçanit ky është titulli i dytë që mori i pari i Shqipërisë në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci derisa ka falënderuar presidentin Begaj për promovimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës, është shprehur se kontributi i tij edhe gjatë kohës së luftës ishte i madh.


“Ky jetëshkrim i shkurtër i juaji lidhet me epokën më të ndritur të Kosovës dhe popullit të saj. Karriera juaj profesionale dhe ushtarake lidhet me epokën e luftës tonë çlirimtare dhe shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës. Ju më së miri e njihni vullnetin e ushtarëve tanë që të shëroheshin sa më parë dhe të ktheheshin në vijat e frontit. Ju vlerësonit guximin e bijve tanë në rrugën për çlirimin e vendit, sepse njohët plagët dhe lotët tanë për më të dashurit tanë që nuk arritën të shohin Kosovën e lirë. Në duart tua shumë pacientë i hapën sytë, i trajtuat të plagosurit tanë, i ofruar shërim, shpresë e besim keni shëruar plagët e ushtarëve tanë baraz me armikun, mesin e tyre isha edhe unë” ka thënë Lladrovci.

Duke folur për ata që dhanë shumë për liri, Lladrovci ka kujtuar edhe ish-krerët e UÇK-së, të cilët mbahen në Hagë.

Në anën tjetër edhe Presidenti Begaj, derisa ka falënderuar për titullin, ka theksuar se historia e Drenasit është histori krenarie, ndërsa ka thënë se qytetarët e saj kanë rol të rëndësishëm për gjithë vendin dhe se ish-krerët e UÇK-së nuk e meritojnë të jenë në Hagë.

“Do doja që të ishin heronjtë e luftës dhe paqes që sot janë në Hagë që uroi të jenë sa më shpejtë afër vendit tyre, kanë dhënë shumëçka për këtë ditë, dhe nuk e meritojnë të jenë atje, nderimi parë shkon për ta…Është padyshim një nga momentet më të veçanta në jetën time. Drenasi është një vend me histori të pasur e zemër të madhe, ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e Kosovës. Kjo tokë ka lindur heronjtë që kanë luftuar me guxim për gjithë shqiptarinë”, tha Begaj.

Begaj ka zhvilluar takim edhe në Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas dhe ka bërë homazhe te varrezat në Gllanasellë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Kalo në kategori