Dren Abazi, pinjoll i një kitaristi kult të viteve '80 në Kosovë, duket se ka dashur të mos identifikohet aspak me suksesin e të atit. Ai zgjodhi të krijojë një grup të tijin, nën emrin ‘Zig Zag’, ku gërshetimi i xhazit me muzikën tonë folklorike ishte ajo që Dreni pëlqente e adhuron ende të bëjë.
Intervistoi: Stanela Kostollari
Pavarësisht përpjekjeve për të qenë ‘cool’, njësoj si muzika që krijon e dëshirës për të mos e konsideruar paraqitjen e tij fizike si një prej armëve të suksesit, Dreni në fakt është një prej këngëtarëve më elegantë dhe joshës sot në skenën shqiptare.
Dren, sa vite ke që bën muzikë?
Kam disa vite. Në fillim kam qenë pjesë e disa rock-band-eve të njohura nga Kosova, derisa krijova grupin tim. Ajo çka ne bëjmë është një miks mes muzikës xhaz dhe asaj ballkanike, por bazën e ka tek muzika shqiptare, pasi tentoj të përqendrohem aty.
Pse kjo zgjedhje, kur e di që në nisje që nuk është kjo mënyra e duhur për t’u shitur?
Muzika në radhë të parë është një pasion, diçka që të prezanton dhe në momentin që fillon të bësh kompromise të tilla (nëse do të shitesh apo jo), aty fillojnë problemet. Muzika që bëj unë, mendoj se i ka të dyja. Ka kompromisin, por edhe atë çka unë pëlqej e me të cilën e prezantoj veten më së miri. Më pëlqen fakti se orkestra është mjaft e veçantë në atë çka bën.
Kur ka nisur lidhja juaj me muzikën?
Babai im (Ferid Abazi) ka qenë kitarist, një ndër të njohurit e viteve ’80. Kjo më ka bërë të rritem me muzikën, por ishin vetëm hapat e parë. Më pas u përpoq a të krijoj një identitet timin në muzikë.
Çfarë të frymëzon për të krijuar?
Çdo gjë pozitive dhe e bukur që ndodh përreth. Muzika që bëj është e gëzueshme, nuk të bën të qëndrosh indiferent kur e dëgjon. Të gjithë kërcejnë me të, pleq apo fëmijë. Unë përpiqem të bëj atë muzikë që nuk ka ndarje mes gjinive, moshave apo feve.
Na pëlqen neve ballkanasve kjo lloj muzike …
Sigurisht, pasi kjo jemi ne. Kjo është mënyra më e mirë për t’u prezantuar, mendoj. Nuk është e duhur të paraqitesh me rok, të cilin e kanë bërë anglezët 50 vite më parë. Nuk është mirë të riprodhosh, duhet diçka origjinale.
Je natyrë optimiste?
Jam. E dua jetën aktive. Kam ambicie, rregulla e kufij, si të gjithë njerëzit, në fund të fundit.
Si ke qenë fëmijë?
Jo ndonjë gjë e veçantë (qesh). Kam pasur një fëmijëri të lumtur.
Si e sheh të ardhmen tënde? Të lidhur ngushtë me muzikën?
E dua shumë këtë që bëj, ndaj, pse jo!
Megjithatë po mbaron njëkohësisht studimet për jurist, apo jo?
Po, ashtu është. Shiko, të gjithë mund ta thonë: është e vështirë të mbijetosh vetëm me muzikë, fatkeqësisht.
Unë i shoh avokatët si njerëz të zymtë, ti ç’lidhje ke me ta?
As vetë nuk e di, mbase një ditë dhe unë do bëhem i zymtë (qesh).
Mos më thuaj që ishte një dëshirë e familjes të ndiqje këtë shkollë …
Jo tamam, ata donin mjekësi (qesh).
E kam të qartë, si të gjithë prindërit …
Tamam, por unë zgjodha diçka të mesme, mbi të gjitha, një shkollë që nuk kishte matematikë, kjo kishte shumë rëndësi (qesh).
Dren, a të thonë shpesh që je ‘sexy’?
(Qesh). Shiko, paraqitja është shumë e rëndësishme. Nuk e mohoj. Nëse flasim për paraqitjen e një artisti, kjo sipërfaqe merr akoma dhe më shumë rëndësi.
Të bezdis kur të thonë më tepër këtë, sesa një tjetër kompliment që ka të bëjë me talentin në muzikë?
Nuk më bezdis aspak. Pfff, nuk di ç’të them! Shiko, një artist duhet të mbahet mend për ato çka krijon e jo për bukurinë fizike, atë që ia ka falur natyra ose në rastin konkret prindërit (qesh).
Sa vjeç je ti Dren?
21 (qesh).
Sigurisht që jo …
Jam 26 vjeç, por po ta heq këtë pak mjekër, dukem si 18, në fakt.
Si i ke raportet me femrat?
E kam një partnere.
Çfarë e bën joshëse atë ose femrën në përgjithësi për ty?
Të qenit vetvetja, me të mirat e të këqijat e saj. Paraqitja fizike e ka të shkurtër magjinë, është personaliteti ai që mbetet.
Çfarë mendon për martesën?
Është një kompromis. Duhet arritur ky, që të finalizohet lidhja me martesë. Por, nëse më pyet në besoj apo jo tek martesa, di të them që nuk e kam menduar ende seriozisht.
Ecën me plane zakonisht?
Po, deri diku. Mundohem të jem i organizuar, por jo për gjithçka.
Je djalë i mirë apo i keq, ti Dren?
Në mes (qesh).
Ke tradhtuar shpesh ose ndonjëherë?
Jo, nuk besoj. Jam përpjekur të jem gjithmonë korrekt. Të njëjtën gjë pres edhe nga të tjerët.
Çfarë të bezdis në raport me njerëzit?
Ajo që i shqetëson të gjithë, mossinqeriteti.
A ka ndonjë vend në botë që të pëlqen shumë, pasi e ke vizituar?
Po, Jerusalemi. Aty e humb sensin e kohës.
Ku e sheh veten pas 5 vitesh?
Janë shumë vite në jetë, por jo shumë në këtë lloj profesioni. Nuk do të kem ndonjë dallim të madh, besoj.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?