LAJMI I FUNDIT:

Drejtori sportiv i gjigantit evropian nuk përjashton mundësinë e transferimit befasues të Greenwood

Drejtori sportiv i gjigantit evropian nuk përjashton mundësinë e transferimit befasues të Greenwood

Mason Greenwood raportohet se ka tërhequr interesimin e gjigantit gjerman Borussia Dortmund para hapjes së afatit kalimtar veror.

Në fillim të sezonit 2023/2024, ishte konfirmuar se Greenwood dhe Manchester United me marrëveshje të dyanshme janë pajtuar që 22-vjeçari ta vazhdojë karrierën larg ‘Old Trafford’.

Greenwood ishte subjekt i një hetimi të brendshëm nga Unitedi pasi Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës hodhi poshtë akuzat ndaj tij për tentativë përdhunimi.


Në ditën e fundit të afatit kalimtar, Greenwood kishte konfirmuar transferimin e tij në Spanjë tek Getafe në formë huazimi.

22-vjeçari ka shijuar një sezon të mirë me klubin madrilen duke shënuar 10 gola dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Si rezultat i paraqitjeve të tij të mira, Greenëoodi kishte fituar çmimin si lojtari më i mirë i sezonit tek Getafe.

Siç është raportuar nga Daily Mail, Borussia Dortmundi ka shprehur interesim për shërbimet e Greenëood dhe pritet të marrin një vendim në lidhje me sulmuesin pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Real Maridit.

“Nuk dua të flas për thashethemet për momentin pasi nuk ka kuptim. Ta luajmë finalen të shtunën fillimisht. Natyrisht, ne kemi plane për sezonin e ardhshëm dhe i kemi diskutuar disa skenare, por le të fokusohemi tek e shtuna pastaj do të shohim”, ka thënë drejtori sportiv Sebastian Kehl./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Kalo në kategori