Muhamet Haliti, tashmë ish-drejtor Mjekësor në Spitalin e Pejës, ka reaguar pas shkarkimit duke thënë se nuk është përgjegjës për rastin e foshnjës së vdekur.
Në reagimin e tij, Haliti ka bërë të ditur se për shkarkimin është njoftuar nga faqja zyrtare e Spitalit të Pejës.
Ai është shprehur i befasuar që një vendim i tillë është marrë gjatë shfrytëzimit të ditës së vikendit, pasi siç ka thënë, vendimet nuk mund të merren në vikend.
“Vendimet nuk mund të merren në vikend, meqë Zyra e Protokollit dhe e Vulës është e mbyllur e njoftimi për shkarkim pa vendim zyrtar konsideroj se është shkelje ligjore”, ka shkruar Haliti në Facebook.
Ai tutje ka thënë se rasti me foshnjën e vdekur në këtë spital nuk përputhet aspak me përgjegjësitë dhe detyrat e drejtorit mjekësor.
Sipas tij, në rastin në fjalë personeli mjekësor nuk e ka neglizhuar rastin, por ka kryer ekzaminimin e pacientës, e ka operuar me kohë, ia ka dhënë terapinë po ashtu me kohë dhe gjithçka lidhur me të është dokumentuar.
“Deri sa drejtori mjekësor është përgjegjës i punës së mjekëve, e në rastin në fjalë personeli mjekësor nuk e neglizhoi rastin duke e përfunduar kujdestarinë atë natë me përgjegjësi të plotë. Pacientja e pranuar është ekzaminuar, ajo dhe familja janë njoftuar për frytin e vdekur, pacientja është operuar me kohë, terapinë e ka marrë me kohë, gjithçka lidhur me rastin është dokumentuar dhe pacientja e pajisur me fletëlëshim është liruar në gjendje të rregullt”.
Po ashtu, ka sqaruar se foshnja e vdekur gjatë intervenimit kirurgjik i është dorëzuar mamisë që e njëjta të vazhdojë me procedura tjera.
Haliti mes tjerash ka treguar se kush janë përgjegjësitë kryesorë të këtij rasti për të cilët ka thënë se ndaj tyre drejtori ekzekutiv nuk ka ndërmarrë asnjë masë.
“Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës së mjekut. Kjo përgjegjësi bie drejtpërdrejtë mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës Z.Selman Kelmendi. Shefit të shërbimit Teknik Z. Ardian Shala dhe mbikëqyrësit të higjienës Z.Hysë Kastrati. Ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv nuk ka ndërmarrë kurrfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farefisit që ka me përgjegjësit kryesorë”.
“Pra kjo është hierarkia e shërbimit teknik dhe shërbimi teknik është përgjegjës për punëtorët fizikë, pastruesit dhe punëtorët e lajtores së spitalit. Rasti ka filluar me marrjen e foshnjës nga pastruesi i cili është i suspenduar për shkak të pakujdesisë së tij, e ka dërguar ne lajtore ku prapë nga pakujdesia e punëtorëve në lajtore ka përfunduar ky rast”.
Ai ka hedhur akuza në drejtim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ka ndërhyrë politikisht në shkarkimin e tij.
“Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka ndërhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi I shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK-së dhe ushtruesja e detyrës së Ministres së Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vendim për ta shfajësuar përgjegjësinë e tyre morale për dorëheqje”.
Në fund, Haliti ka paralajmëruar se në këtë vendim do të bëjë ankimim ligjor dhe “shpresoj që drejtësia do të marrë vendimet e duhura”.
Spitali i Pejës njoftoi këtë të shtunë se lidhur me rastin e foshnjës së vdekur, drejtori ekzekutiv ka shkarkuar drejtorin mjekësor dhe atë për infermieri.
Foshnja e cila lindi e vdekur ditë më parë, përfundoi në rrobalarësen e Spitalit të Pejës, pasi stafi dyshohet se nuk i ka zbatuar procedurat e protokollit.
Babai i foshnjës ka treguar se e ka parë personelin mjekësor teksa i nxirrnin nga rrobalarësja pjesët e trupit të saj. Ai ka thënë se stafi i spitalit ka kërkuar që rasti të mos lajmërohet në polici.
Për këtë është hapur rast hetimi, ndërsa me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nga puna është larguar edhe u.d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj si dhe shefi dhe kryeinfermierja e Repartit të Gjinekologjisë. Po ashtu janë suspenduar edhe shtatë punonjës të spitalit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij