Është e rëndësishme që sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të hetohet nga një ekip ndërkombëtar, ashtu siç kërkon Kosova, thotë Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, me seli në Londër.
Ai thotë se ky ekip do të mund të mandatohej nga Kombet e Bashkuara, apo të ishte ekip i përbashkët i disa shteteve.
Skenari më i mirë, sipas tij, do të ishte edhe sikur Serbia të pajtohej me të.
“Degëzimi i hetimeve, një nga Kosova, një nga Serbia, për mua nuk është drejtimi i duhur. Duhet të ketë një hetim të konsoliduar dhe të pavarur ndërkombëtar, për të cilin të dyja palët do të binin dakord”, thotë Ellis, në intervistë për Radio Evropa e Lirë.
Kosova është duke kërkuar një hetim ndërkombëtar të sulmit në Banjskë. A duhet një i tillë sipas jush?
Mark Ellis: Sigurisht që e mbështes atë kërkesë. Mendoj se është i nevojshëm për dy arsye kryesore. Së pari, akti ishte flagrant dhe shkelje e një sërë parimesh në bazë të ligjit. Është e rëndësishme që të ketë një hetim objektiv se kush qëndron prapa tij dhe cilat janë elementet terroriste.
Mendoj, po ashtu, se hetimi ndërkombëtar do t’i ulte tensionet për këtë çështje, sepse nëse kërkohet nga cilado palë e ekuacionit të hetojë, nuk jam i sigurt se një gjë e tillë do të sillte ndonjë lloj pranimi të gjetjeve. Kështu që do ta mbështesja dhe do t’i bashkohesha kërkesës për një hetim ndërkombëtar dhe të monitoruar. Po.
Kush duhet të bëjë hetimin ndërkombëtar?
Mark Ellis: Kjo është një pyetje e mirë. EULEX-i [misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë] ka përmendur se nuk ka mandat ta kryejë një hetim të tillë. Unë mendoj se tani janë dy rrugë.
E para është një hetim i mandatuar nga Kombet e Bashkuara, një lloj komisioni. Ai do të mund të mandatohej nga sekretari i përgjithshëm, Këshilli i Sigurimit apo Asambleja e Përgjithshme. Kjo do të ishte një kërkesë e përshtatshme. Nëse do të pranohej, nuk e dimë. Por, kjo do t’i jepte besueshmëri të madhe një hetimi ndërkombëtar dhe të pavarur. Pra, kjo do të ishte qasja e parë.
E dyta do të mund të ishte jashtë sistemit të mandatit të OKB-së, do të mund të bëhej kërkesë për një mision shumëpalësh për hetime. Në atë rast, disa vende bëhen së bashku dhe kryejnë një hetim objektiv dhe intensiv.
Është shumë e rëndësishme në rastin e Kosovës që të bëjë përpjekje për të gjetur se kush ka qenë përgjegjës për grupin e terroristëve [në Banjskë], a ka pasur mbështetje shtetërore apo ka vepruar i vetëm. Të gjitha këto duhet të hetohen dhe pastaj të nxirren gjetjet.
Më lejoni t’ju pyes për procesin e inicimit, kujt duhet t’i drejtohen autoritetet e Kosovës për këtë lloj hetimi?
Mark Ellis: Nëse synoni misionin shumëpalësh, atëherë procesi mund të nisë, për shembull, nga një shtet tjetër në Evropë që thotë se ky akt kërkon nga komuniteti ndërkombëtar që të krijojë një mision shumëpalësh. Dhe sapo një shtet e vendos këtë, atëherë është më e lehtë për shtetet e tjera të përfshihen. Kjo mund të bëhet përmes Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian ose jashtë tyre.
Dhe, siç e thashë më herët, rruga tjetër mund të jetë brenda mandatit të Kombeve të Bashkuara. Atë mund ta japë komisionari për të drejtat e njeriut, për shembull, edhe pse sekretari i përgjithshëm preferohet më shumë. Edhe nëse kërkesa refuzohet – edhe pse nuk jam i sigurt pse do të refuzohej – së paku është atje.
Sa kohë mund të zgjasë një hetim i tillë?
Mark Ellis: Hetimi mund të zgjasë aq kohë sa duhet për të arritur te një përfundim. Sigurisht që do të duhen muaj. Ky është një incident i shënjestruar, ku informacione dhe prova po mblidhen edhe sot. Nuk pres që të jetë një proces i gjatë, pasi që ekipi [i hetuesve] të krijohet.
Mendoj se themelimi i këtij ekipi mund të marrë ca kohë, sepse duhet siguruar që janë përfaqësuesit e duhur të përfshirë, shtetet e duhura. Por, kur ata ta nisin punën, mendoj se mund të shkojë mjaft shpejt. Mendoj se është e rëndësishme që të sigurohet mbështetje edhe nga Serbia.
A ka kuptim hetimi ndërkombëtar nëse nuk e ka miratimin e të dyja vendeve?
Mark Ellis: Është shumë më mirë ta kesh miratimin nga të dyja palët në këtë rast. Nuk ka dyshim për këtë. Por, edhe nëse Serbia refuzon… Kjo ka ndodhur edhe më herët në Lindjen e Mesme, e kemi parë midis Izraelit dhe Palestinës. Por, prapëseprapë, unë e mbështes një hetim ndërkombëtar, një hetim të pavarur, për të siguruar sa më shumë informacione që është e mundshme, edhe nëse njëri shtet vendos të mos bashkëpunojë.
A duhet të ketë ndonjë marrëveshje paraprake politike?
Mark Ellis: Nëse do të kishte një marrëveshje fillestare mes dy palëve, dy shteteve, atëherë sigurisht që kjo do të ishte gjëja më e mirë. Nëse do të kishte një marrëveshje fillestare se të dyja palët do ta mbështesin një hetim ndërkombëtar, qoftë nga Kombet e Bashkuara apo jashtë tyre, ky do të ishte absolutisht skenari më i mirë.
Aktualisht, po bëhen dy palë hetime – nga Kosova dhe nga Serbia. Cili do të jetë më i besueshëm?
Mark Ellis: Degëzimi i hetimeve, një nga Kosova, një nga Serbia, për mua nuk është drejtimi i duhur. Duhet të ketë një hetim të konsoliduar dhe të pavarur ndërkombëtar, për të cilin të dyja palët do të binin dakord. Nuk dua të spekuloj se cili hetim do të jetë më objektiv [i Kosovës apo i Serbisë]. Por, ka shumë gjasa që nëse dy shtetet bëjnë hetime të ndara, ne nuk do të arrijmë në një konstatim objektiv se kush është përgjegjës [për sulmin].
Prokuroria e Serbisë ka implikuar tani edhe Bosnje e Hercegovinën në këtë rast. A do të thotë kjo se hetimet mund të zgjerohen edhe në vende të tjera të rajonit?
Mark Ellis: Nëse ka ndonjë lloj prove paraprake që sugjeron se është përfshirë një palë tjetër apo një shtet tjetër, unë mendoj se ekipi hetimor, organi hetimor, do të dojë ta ndjekë atë pistë hetimesh. Kjo është ana pozitive e të pasurit një ekip të pavarur ndërkombëtar të hetimeve. Ai do të vendosë se në çfarë drejtimi do të zhvillohen hetimet. Dhe, kjo është ajo që e doni. Doni t’i shikoni të gjitha pistat dhe pastaj të arrini në një përfundim. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët