Drejtori i klubit ilegal serb Trepça, Jakshiq: Nuk e dimë nëse do të zhvillohet ndeshja me Crvena Zvezdan

Drejtori sportiv i klubit ilegal serb në Kosovë, Trepçës, Bojan Jakshiq ka folur për mediat serbe në lidhje me ndeshjen e paraparë për t’u zhvilluar në Mitrovicë ndaj Crvena Zvezdas.
Është raportuar se klubi nga Beogradi to të zhvilloj sot (e mërkurë) në Mitrovicë ndeshjen ndaj Trepçës ilegale serbe nga ora 14:00 në kuadër të 1/16-tës së Kupës së Serbisë.
Por, drejtori i Trepçës serbe, Bojan Jakshiq ka deklaruar gjatë një interviste dhënë televizionit publik serb RTS, se nuk dihet ende nëse do të zhvillohet ndeshja, edhe përkundër faktit që të gjithë po bëhen gati për një gjë të tillë dhe shpresojnë që të ndodhë.
“Ne si klub i jemi drejtuar policisë së Kosovës me një kërkesë që ata të merren më çështjen e sigurisë gjatë ndeshjes. Kjo është e tëra çfarë zyrtarisht kemi kërkuar dhe deri më tani nuk kemi marrë kurrfarë përgjigje. Pjesën tjetër e kemi kuptuar nga mediat, nuk kemi informacione tjera zyrtare”, ka thënë fillimisht Jakshiq për RTS.
Në anën tjetër pritet reagimi i policisë kufitare në pikëkalimin Jarinje, dhe aty do të mësohet nëse do t’ju lejohet kalimi futbollistëve serbë.
“Nuk mund ta them me saktësi, rreth orës 11 do të jem në pikëkalim. Vërtetë nuk e di si do të reagojë policia”.
“Ajo çfarë kemi kuptuar nga mediat është që ndalesa që na është bërë në këtë pikëkalim nuk është tërhequr”, përfundoi drejtori i Trepçës ilegale serbe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë