Drejtori i Gjinekologjisë flet për gjendjen shëndetësore të 18 grave shtatzëna dhe lehonave me COVID-19
Megjithëse ditëve të fundit ka një rritje alarmante të rasteve me COVID-19 në Kosovë, ku dominues është varianti Omicron, nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale situata vazhdon të jetë e qetë. Njëra ndër kategoritë që mund të konsiderohet si e rrezikuar më shumë nga ky virus janë edhe gratë shtatzëna dhe lehonat.
Në Klinikën Gjinekologjike e Obstetrike të QKUK janë të shtrira 18 gra me COVID-19.
Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismaili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se të gjitha pacientet janë në gjendje të mirë.
Ismaili ka deklaruar se nuk kanë raste të rënda në klinikën gjinekologjike.
“Sot i kemi pasur 18 paciente me COVID-19. Disa janë që kanë lindë mbrëmë, disa një ditë më parë, por 18 janë gjithsej”, tha Ismaili për Telegrafin.
Siç tha drejtori i Klinikës Gjinekologjike e Obstetrike, asnjëra nga këto gra nuk ka pasur simptoma të rënda.
“Gjendja e tyre është stabile. Asnjëra nga to nuk janë, as nuk kanë qenë me simptoma të rënda. Të gjitha janë mirë, në gjendje stabile”, tha Ismaili.
Ndërkaq, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar trajtim 130 pacientë.
40 prej tyre janë të spitalizuar, ku prej tyre një është edhe i intubuar.
Infektologia Hatixhe Gashi ka treguar se gjendja në Klinikën Infektive është aktualisht stabile.
“Gjithsej i kemi 45 pacientë të hospitalizuar, prej tyre 35 janë me oksigjeno-terapi, një është i intibuar. Ndërsa, sa i përket vizitave apo konsultave që kërkojnë në Klinikën Infektive brenda 24 orëve kanë qenë 130 raste. Sot prej mëngjesit i kemi 16 raste, dy pranime i kemi. Vende ka të mjaftueshme në klinikë, fluks ka ambulanta e pranimit”, tha Gashi për KosovaPressin.
Sipas saj, fluksi i madh i konsultave është edhe për shkak se shumë pacientë nuk drejtohen në Qendrat e tyre të Mjekësisë Familjare.
Gashi për tha edhe se shumica e pacientëve me Covid janë të infektuar me variantin Omicron, por që janë me simptoma të lehta.
“Kryesisht pacientët e vaksinuar kanë forma të lehta të sëmundjes edhe ata që janë të spitalizuar kanë forma më të lehta. Rastet e rënda kryesisht janë të pavaksinuar. Ka raste që janë edhe të vaksinuar, kryesisht janë grupmoshat e shtyra që kanë edhe sëmundje të tjera kronike dhe që mjafton edhe një infeksion për të përkeqësuar gjendjen bazë ose kuadrin klinik. Ndërkaq, moshat e reja po e kalojnë në formë të një gripi të lehtë dhe kryesisht po trajtohen me terapi simptomatike në shtëpi apo pa terapi fare, prej këtyre që janë të spitalizuar format më të rënda janë ata që janë të pavaksinuar”, deklaron ajo.
Kosova sot ka shënuar rekord të rasteve me coronavirus, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3 mijë e 206 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 11.883 testime, 3.206 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, transmeton Telegrafi.
MSH ka publikuar edhe grupmoshën e personave të infektuar, ku vërehet se grupmosha më e prekur nga virusi është ajo 10 – 19 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara 1,012.
Pastaj, grupmosha 40 – 49 vjeç, 515 raste. Grupmosha 30 – 39 vjeç, 500 raste. Grupmosha 20 – 29 vjeç, gjithsej raste 369. Grupmosha 50 – 59 vjeç, gjithsej 308 raste. Grupmosha 60 – 69 vjeç, 205 raste. Grupmosha deri 0 deri në 9 vjeç, 181 raste.
Grupmosha 70 -79, 75 raste, dhe grupmosha 80+, 31 raste të konfirmuara.
Në total numri i rasteve aktive është 15.247.
Ndryshe, në 24 orët e fundit janë dhënë 4.620 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.742.039 doza të vaksinës.
Deri më sot 800.754 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 7.866 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat antiCOVID, ku pas orës 22:00 në të gjithë vendin vlen ora policore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova