Deputetët, anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kanë anuluar mbledhjen e sotme, pasi drejtori i AKI-së, Driton Gashi pak minuta para se të fillojë takimi ka njoftuar se nuk do të jetë prezent në mbledhjen e Komisionit.
Veprimin e drejtorit të AKI-së, kryetarja e Komisionit, Donika Kadaj-Bujupi e ka quajtur joligjor, pasi që siç tha ajo raportimi i drejtorit të AKI-së parashihet me ligj dhe me Kushtetutë.
“Ishte një veprim joligjor nga ana e drejtorit të AKI—së, i cili vetëm tre minuta para fillimit të Komisionit na njoftoi se nuk do të marrë pjesë në takimin njohës, i cili parashihet me Kushtetutë dhe me ligj. Ky veprim është neglizhencë dhe mos respektim i Kuvendit, por çka është edhe më shqetësuese është mos respektimi i ligjit. Prandaj, ne do ta thërrasim përsëri në raportim ashtu siç parashihet me ligj, mirëpo kjo nuk është shenjë e mirë dhe nuk është fillim i mbarë për një institucion i cili ka rëndësi të veçantë për shtetin tonë. Dhe për një Komision i cili tejkalon dallimet e ngushta politike dhe partiake është shumë profesional dhe në të cilin sipas ligjit dhe kushtetues, zyrtarët e lartë të AKI-së, obligohen që të raportojnë në baza të rregullta”, tha Kadaj-Bujupi.
Ajo tha se nga AKI-ja, sot kishin ardhur në Komision, zëvendësdrejtori dhe inspektori gjë që sipas saj ky ka qenë takim i parë.
“Ishte zëvendësi dhe inspektori. Mirëpo ne e kemi ftuar në këtë takim dhe është konfirmuar ashtu siç parashihet edhe me ligj që të jetë drejtori i AKI-së, i cili siç e thashë vetëm 3 minuta para mbajtjes së takimit na njoftoi se nuk do të marrë pjesë. Komisioni parlamentar është i obliguar me ligj dhe me rregullore të Kuvendit dhe Kushtetutë që të mbikëqyre punën e AKI-së dhe ky takim ishte takimi i parë në vazhdën e angazhimeve tona dhe realizimit të mandatit tonë kushtetues me qëllim që të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë me Agjencinë”, tha Kadaj-Bujupi.
Ajo tha se sot drejtori i AKI-së nuk ka dhënë ndonjë arsye për mungesën tij në takim, por siç tha ajo do ta thërrasin sërish në raportim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja