Të gjitha përgatitjet teknike për fillimin e aplikimit për verifikim dhe njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës kanë përfunduar.
Tashmë Qeveria ka marrë vendim që pagesa mujore për të viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës do të jetë 230 euro.
Gjithashtu është bërë themelimi i Sekretarisë së komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusin e personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare në përbërje: Labinot Bala, psikolog, Mire Prenaj, punëtore psikosociale, Habibe Nuha, jurist, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, organizatë kjo që është marrë me këtë çështje, tha se të gjitha përgatitjet teknike sa i përket fillimit të aplikimit kanë përfunduar dhe se aplikimi mund të fillojë brenda këtij viti.
“Përgatitjet profesionale janë bërë, pothuajse në tërësi kanë përfunduar, është trajnuar tani më grupi i anëtarëve të komisionit prej 9 vetave, janë përgatitur organizatat joqeveritare, është përgatitur Departamenti për Dëshmorë, Viktima, Invalid të Luftës nëpër shtatë komuna, kanë marrë njohuritë adekuatë, janë prezantua me formularin për aplikim. Prandaj shumë shpejtë na presim edhe shpresojmë që gjatë këtij viti të paktën të fillojmë me aplikacionet e para”, tha Rushiti.
Drejtoresha e QKMRT-së, më tej ka shtuar se mundësia e manipulimit është shumë e vogël, ngase kërkohet një varg dokumentesh.
“Është një formularë i cili është zhvilluar nga QKMRT në bashkëpunim me institucionet e vendit po edhe me katër organizatat e tjera. Realisht është marrë një model i joni vullnetar i ‘Font Fashion Victim’ është një lloj instrumenti që paraprakisht personi i cili donë të aplikojë duhet ta ndajë ngjarjen traumatike dmth ta përshkruaj periudhën kur i ka ndodh dhunimi, ngjarjen, vendin a ka qenë në kontakt me organizatat joqeveritare, ka pas familjarë, a ka pas dëshmitarë, a ka ndonjë dokumentacion shëndetësor në periudhën kur ka ndodh, a ka kërkua ndihmë shëndetësor do me thënë pra janë një mori dokumentesh që duhet të plotësohen, a ka qenë nën investigim, a ka dëshmuar qoftë në periudhën e UNMIK-ut, EULEX-it, Tribunal të Hagës apo pranë institucionesh gjyqësore të Kosovës, pra janë një varg dokumentesh”.
“Unë mendoj që mënyra se si është formuluar ky formular jep pak hapësirë për mu manipuluar apo keqpërdor siç po diskutohet tani kohëve të fundit nëpër mediume të ndryshme, prandaj mendojmë dhe besojmë që vetëm personat që kanë përjetuar dhunim seksual gjatë luftës mund të përfitojnë nga kjo mundësi që po ja ofron shteti i Kosovës aktualisht”, tha Rushiti.
Sipas saj, forma e aplikimit nuk do të jetë fizike para komisionit, ngase katër organizata joqeveritare janë bartësit kryesor për të mbushur aplikacionet.
“Forma e aplikimit nuk do të jetë aplikim fizik para komisionit prej 9 anëtarëve po organizatat joqeveritare që tani më janë të licencuar tash këtu. Katër organizata do të jenë bartësit kryesorë si të them për t’ia përmbush aplikacionin, me ia përgatit komplet informacionin që duhet për një person i cili mendon që mund ta përfitojë apo është viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës”.
Ajo tha se Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusin e personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare në periudhë prej 30 ditësh e shqyrton kërkesën e aplikuesit.
“Komisioni në periudhë prej 30 ditësh e shqyrton kërkesën, mbi atë kërkesë merr vendimin për ta njoh statusin e viktimës së dhunës seksuale apo për të kërkuar informacione shtesë nëse informacionet të cilat i dorëzon në këtë rast personi që ka aplikuar nuk janë të mjaftueshëm apo ju duhen edhe informacione shtesë”.
Rushiti ka paralajmëruar që bashkë më komisionin qeveritar do të fillojnë një fushatë senzibilizuese.
“Ne së shpejti si organizata joqeveritare bashkërisht me komisionin qeveritar do të dalim me fushata sensibilizuese me idenë që me përgatit opinionin, me krijuar një klimë të atillë në shoqëri që ky grup i grave, por edhe burrave se nuk janë vetëm gra të jenë më të pranueshëm, të jenë të përkrahur nga familja dhe nga shoqëria vetëm e vetëm për të arritur për të përfituar beneficionet që ju takojnë”.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë personave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të mos të ngurrojnë dhe të përfitojnë të drejtat që ju takojnë me ligj.
“Prandaj unë shfrytëzoj rastin që çdo person të vetëm që ka përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të mos ngurrojë natyrisht i ka mundësitë përmes organizatave joqeveritare të aplikojë po ka edhe mundësi vetë duke i anashkaluar organizatat joqeveritare ta gjejë rrugën e komisionit që shumë shpejtë ka me qenë mediatik dmth komisioni qeveritar për njohje dhe verifikim ka me pas seli në Prishtinë, është një komisioni dmth është shumë lehtë i qasshëm, kështu çdo person që ka përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës unë i inkurajoj që të vijnë të aplikojnë dhe të përfitojnë të drejtat që ju takojnë me ligj”, tha drejtoresha e QKMRT-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës