LAJMI I FUNDIT:

Drejt krijimit Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë

Drejt krijimit Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë

Për herë të parë Shqipëria dhe Kosova së shpejti do të kenë një institucion të përbashkët që do të përfaqësojë interesat e biznesit në të dy kahet.

Më datë 12 Dhjetor në Prishtinë, Kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë znj. Ines Muçostepa u prit nga Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës z. Lulzim Rafuna dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z. Petrit Malaj në takim zyrtar me qëllim përmbushjen e deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri-Kosovë”, me vullnetin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik ndërmjet dy vendeve.

Palët ranë dakord për të gjithë hapat e mëtejshëm për funksionalizimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”.


“Dhoma Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë” do t’i shërbejë interesave të biznesit Shqipëri-Kosovë dhe do t’i propozoj qeverive të vendeve tona shqetësimet e komunitetit të biznesit nga të dyja vendet, në përputhje me objektivat e deklaratës së përbashkët për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”, e nënshkruar në mbledhjen e dy qeverive, më 26.11.2018 në Pejë.

Ky është një hap i madh drejt thellimit të bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-Kosovë dhe zbatimit të deklaratës së objektivave të përbashkëta për themelimin e “Dhomës Ekonomike Bilaterale Shqipëri–Kosovë”, raporton Monitor. /Telegrafi/ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori