Pas Luftës së Ftohtë, dy orientime kryesore të sigurisë u formatuan në Ballkanin e viteve ‘90. Së pari, shpërbërja e Jugosllavisë e bindi Perëndimin se mund të shtrinte në Lindje ekspansionin e NATO-s (Bullgaria, Rumania e Sllovenia më 2002 dhe Shqipëria e Kroacia më 2009). Së dyti, frika për konflikte të tjera etnike bindi liderët evropianë që të vijonin zgjerimin e Bashkimit Evropian (vetëm pesë nga 12 vende ballkanike janë anëtare të BE-së). Por sot këto orientime kanë ndryshuar ndjeshëm.
Në bazë të traktateve, për t’u përfshirë në BE kërkohet realizimi i detyrimeve ekonomike, ndërsa në valën e fundit të anëtarësimeve – pas viteve 2000 – hyrja në BE u bazua kryesisht në motive gjeopolitike. Kjo aplikohet edhe në rastin e NATO-s (pranimi pas viteve 2000 është bërë më shumë për rrethana gjeopolitike). Vendet lindore, të dala nga diktatura, dëshironin të siguronin sistemet demokratike në kuadër të BE-së dhe sigurinë e stabilitetin në kuadër të NATO-s. Por gjatë këtyre dy proceseve për zgjerim ka patur shtysa dhe bllokime.
Largimi i Turqisë nga rruga evropiane dhe fuqizimi i Rusisë që shkon paralel me dobësimin e BE-së ndikojnë fuqishëm në “shtimin” e lodhjes nga zgjerimi. Edhe pse këta dy aktorë kanë shprehur gjithmonë interes të veçantë për Ballkanin, reagimi i BE-së në rajon është i vakët. BE ka shpallur zyrtarisht se dera iu është mbyllur vendeve ballkanike. Në marrjen e mandatit të tij, Jean-Claude Junker, president i Komisionit Evropian, deklaroi se “nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme”. Për këtë arsye, kauza evropiane në Ballkan është zbehur, gjë që demonstrohet në sjelljen e shteteve ballkanike ndaj një autoriteti si BE dhe skepticizmin e tyre në rritje ndaj funksionimit institucional të BE-së.
Në këto rrethana, Ballkani i sotëm bëhet vetvetiu terren synimesh për ekspansione, një terren i ngjashëm me atë të para Luftës së Parë Botërore, kur Rusia dhe Turqia ishin në garë të fortë për influencë rajonale dhe Gjermania dhe Austro-Hungaria (të cilat e humbën këtë Luftë) kishin pretendime për rajonin.
Përveç këtyre tri kampeve (BE, Rusi dhe Turqi), në skenë tashmë është edhe SHBA, e cila shfaq orientim të ri në politikën e jashtme. Në bazë të doktrinës “Trump”, është bërë e qartë se Ballkani nuk është më aq i rëndësishëm për interesin amerikan. Rusia dhe Turqia kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë mungesë interesi, për të demonstruar vulnerabilitetin e Perëndimit. Nga mënyra se si luan SHBA, duket sikur Ballkani është lënë në “menaxhimin” e BE-së dhe pjesërisht të Turqisë, ndonëse iu desh që të ndërhynte vetë në zgjidhjen e krizave të fundit në Shqipëri dhe Maqedoni. Prandaj, Rusia dhe Turqia bashkohen natyrshëm për të reduktuar influencën e BE-së në rajonin e Ballkanit. Prania e Rusisë dhe Turqisë nuk kufizohet vetëm në vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërisë, por edhe në vendet anëtare të BE-së, si Bullgaria dhe Greqia.
Duke parë zbaticën e influencës së Amerikës dhe BE-së në Ballkan, Rusia përpiqet të mbushë vakumin, duke kërkuar të ndalojë integrimin e vendeve sllave në Evropë. Tani – me Putinin prej vitesh në krye – Rusia ka fituar shumë hapësirë gjeopolitike. Mjetet diplomatike, teknologjike, ekonomike, ushtarake, kriminale dhe të tjera kontrollohen nga shteti rus dhe përdoren për përmbushjen e objektivave strategjike, të cilat mishërohen në doktrinën Gerasimov. Sipas kësaj doktrine, për të arritur objektivat e vetë, Rusia krijon konflikte politike në vend të konflikteve fizike. Me këtë nuk kuptohet vetëm zëvendësimi i regjimeve perëndimore me ato proruse, por më shumë zëvendësimi i tyre me regjime autokratike, populiste apo nacionaliste.
Në këtë zbaticë evropiane shfaqet edhe Turqia, me ambiciet të qarta, të reflektuara në doktrinën “Thellësia strategjike”. Që nga viti 2002, kur AKP erdhi në pushtet, ajo ka zbatuar këtë doktrinë në politikën e jashtme. Turqia është e fokusuar gjithnjë e më shumë në influencën në boshtin gjeografik të territoreve boshnjake, kosovare, shqiptare, maqedonase dhe pjesërisht bullgare – e ashtuquajtura arteria gjeopolitike e “mbetjeve otomane”. Historikisht, Turqia ka qenë e lidhur me Ballkanin, sepse e ka parë si rrugë drejt Evropës. Veç kësaj, vitet e fundit, Erdogani e konsideron Ballkanin edhe si një pikë, prej nga mund të gjenerojë influencë. Qeveria turke investon për të rritur influencën në shoqëritë ballkanike në mënyrë që në të ardhmen – duke përdorur Ballkanin – të shantazhojë Evropën (siç bën p.sh. me Lindjen e Mesme). Pra, edhe Turqia duhet marrë në konsideratë si aktore rajonale e rëndësishme, megjithëse largimi i saj nga Evropa, në një kohë që vendet ballkanike synojnë të integrohen në të, ia vështirëson misionin.
Krizat në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë tregojnë se sa i paqëndrueshëm është rajoni. U përmend më sipër se vendet ballkanike janë anëtare ose janë në proces anëtarësimi në BE, por duhet theksuar se kjo nuk është e mjaftueshme që BE të ushtrojë nivelin e duhur të influencës.
Ballkanasit janë të qartë se retorika e integrimit evropian është zbehur dhe influenca evropiane ka rënë ndjeshëm. Këto dy “filozofi” nuk mund të ushqehen me projekte të mangëta dhe inkurajime kalimtare. Nëse Bashkimi Evropian nuk ndryshon kursin, duke e konsideruar Ballkanin prioritet gjeopolitik dhe duke qenë më diktues apo detyrues në zgjidhjen e krizave, influenca e tij në rajon do të vijë duke u reduktuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri