LAJMI I FUNDIT:

Dramë në kohë të rregullt dhe penallti në ndeshjen e barazhit – Prishtina e Re pas 24 penalltive doli fituese

Dramë në kohë të rregullt dhe penallti në ndeshjen e barazhit – Prishtina e Re pas 24 penalltive doli fituese

Dinamo Ferizaj dhe Prishtina e Re luajtën ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, ku pas një përballje me shumë gola (3-3), fituesi u zgjodh me penallti, ku prishtinasit dolën triumfues për të fituar të drejtën të luajnë ndeshjen ndaj Feronikelit 74 për Superligën e Kosovës.

Kjo përballje doli të jetë shumë interesante, me aksione të bukura, gabime në mbrojtje, lojë të fortë dhe të pa kompromis nga të dyja skuadrat.

Dinamo e Ferizajt, kaloi e para në epërsi, ku Fidan Gërbeshi shënoi nga pika e bardhë për 1-0 në minutën e 22-të.


Pas shtatë minutash, Salih Kosumi arriti t’i barazojë shifrat në 1-1 pas një gabimi në mbrojtjen e Dinamos.

Por skuadra e Bylbyl Sokolit nuk u ndal me sulme dhe arriti që në kohën shtesë të pjesës së parë të shënonte për 2-1 me Daniel Tette.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi Prishtinës së Re, kur në minutën e 47-të, Vigan Ademi, arriti t’i barazojë shifrat në 2-2.

Me këtë rezultat u mbyll koha e rregullt dhe skuadrat shkuan në vazhdime, ku shënuan nga një gol.

Për herë të parë në ndeshje Prishtina e Re kaloi në epërsi prej 3-2 pasi Urim Statovci shënoi duke shfrytëzuar gabimin e portierit Leutrim Rexhepi.

Por se kjo ndeshje do të kishe penallti u vendos, kur Dardan Jashari në tentim për të larguar topin shënoi në portën e tij për 3-3.

Pas vazhdimeve, skuadrat shkuan në penallti, ku më të mirë dolën të jenë futbollistët e Prishtinës së Re që fituan 7-6, pasi u gjuajtën plotë 24 penallti.

Ndeshja e fundit e sezonit do të luhet mes Feronikelit 74 dhe Prishtina e Re për të mësuar skuadrën e dhjetë që do të luajë në Superligën e Kosovës.


Penalltitë

Prishtina e Re: O O O X X X O O O X X O

Dinamo Ferizaj: X O O X O X O O O X X X


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori