LAJMI I FUNDIT:

Dosja e “21 janarit”, e veja e Aleks Nikës flet pas daljes nga SPAK: Dhashë disa fakte

Dosja e “21 janarit”, e veja e Aleks Nikës flet pas daljes nga SPAK: Dhashë disa fakte

Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë gjatë protestës së 21 janarit, dëshmoi këtë të hënë për rreth 3-orë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Në dalje të SPAK, Nika dha dhe një prononcim të shkurtër për media, ku qëndroi hermetike mbi dëshminë e saj.

Ajo tha se kishte dhënë disa fakte, por pa folur specifikisht.


Sa i përket audio-përgjimit të 21 janarit, ajo tha se nuk e dorëzoi në SPAK, por që do të dorëzohet më vonë.

“Jo nuk depozitova prova. Dhashë disa fakte dhe nuk mund t’i bëjë publike”, tha Nika.

Ishte pikërisht Rajmonda Nika e cila kërkoi në Gjykatën e Lartë rihapjen e dosjes së 21 janarit nga SPAK.

Nisur nga vendimi i Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 15 korrik ka regjistruar procedimin penal për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me 3 protestuesit e vrarë në tubimin e 21 janarit 2011. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori