Dortmundi i kthen përgjigje Chelseat për çmimin e Jamie Gittens

Chelsea ka hasur në një pengesë në përpjekjet për të transferuar anësorin e Borussia Dortmundit, Jamie Gittens, pasi klubi gjerman kërkon 65 milionë euro, përfshirë bonuset.
Blutë kishin bërë më parë dy oferta, një prej 30 milionë funtesh dhe një tjetër prej 42 milionësh, por të dyja janë refuzuar nga Dortmundi.
Pavarësisht kërkesës së lartë, Gittens ka rënë dakord për një kontratë shtatëvjeçare me Chelsean dhe po pret që klubet të arrijnë një marrëveshje.
Transferimi i 20-vjeçarit është një nga prioritetet e Chelseat gjatë kësaj vere, por ende nuk është e sigurt nëse marrëveshja do të finalizohet.
Në rast se bisedimet me Dortmundin dështojnë, Blutë po shqyrtojnë alternativa të tjera.
Një nga emrat në listën e ngushtë është Malick Fofana i Lyonit, i cili po ndiqet me vëmendje nga drejtuesit e klubit londinez.
Megjithatë, Gittens mbetet objektivi kryesor, dhe Chelsea shpreson të mbyllë transferimin para fillimit të sezonit nën drejtimin e Enzo Marescas. /Telegrafi/


















































