LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi ka gati 30 milionë euro për dyshen e Juventusit

Dortmundi ka gati 30 milionë euro për dyshen e Juventusit

Të padëshiruarit e Juventusit, Mario Mandzukic dhe Emre Can janë duke u lidhur me një transferim te Borussia Dortmund, të cilët thuhet se po përgatisin një ofertë prej 30 milionë euro për të dy.

Sipas mediumit Sport Bild, gjigantët e Bundesligës po shikojnë mundësinë e sjelljes së dyshes së Juventusit në Signal Iduna Park këtë janar, pasi ata kanë mbetur mbrapa në garën për titull.

Can ka konfirmuar se nuk është i kënaqur me situatën e tij te Juve dhe Mandzukic është në kërkim të një skuadre të re pasi ndihet i padëshiruar nga Maurizio Sarri.


Sarri planifikon largimin e katër lojtarëve për t’ia kursyer klubit 250 milionë euro
Lexo po ashtu Sarri planifikon largimin e katër lojtarëve për t’ia kursyer klubit 250 milionë euro

Ish-reprezentuesi kroat është lidhur me një transferim te Manchester Unitedi në Ligën Premier muajin e kaluar, por raportet po pretendojnë se Dortmund po përpiqet ta rrëmbejë atë dhe ta kthejë në Gjermani.

Ish-sulmuesi i Atletico Madridit është i njohur me kampionatin gjerman pas magjive tek skuadrat Wolfsburg dhe Bayern Munich.

Dortmundi futet në garë për Emre Canin
Lexo po ashtu Dortmundi futet në garë për Emre Canin

Gazeta gjermane pretendon se Dortmundi shpreson të nënshkruajë dyshen për një total prej 30 milionë euro, ndërsa Juventus pret një shifër të tillë vetëm për Emre Can.

Bianconerët po përgatiten për ndeshjen kundër Sassuolo në Serie A këtë fundjavë dhe mbeten në krye të ligës pas një starti të pamposhtur nën Sarrin këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori