Dortmund kërkon fitore në udhëtim te Koln për lidership, formacionet zyrtare
Borussia Dortmundin e pret një udhëtim shumë i vështirë te Kolni në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga.
Verdhezinjtë kanë shënuar pesë fitore dhe kanë pësuar dy humbje në shtatë xhirot e para në kampionat.
Në anën tjetër Koln ndodhet në pozitën e nëntë në tabelë me 10 pikë të tubuara.
Dortmund kërkon fitore për ta marrë kreun e renditjes, derisa Koln shpesh herë ka ditur t'i befasojë verdhezinjtë dhe një gjë të tillë synon ta bëj edhe sot.
Formacionet zyrtare:
Koln: Schwabe, Hubers, Schmitz, Ljubicic, Kainz, Hector, Kilian, Duda, Tigges, Skhiri, Maina.
Dortmund: Meyer, Schlotterbeck, Meunier, Sule, Guerreiro, Brandt, Ozcan, Bellingham, Malen, Adeyemi, Modeste.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























