Këngëtarja e hitit “Rehab” në fillim të këtij muaji (9 mars) është kthyer në Londër nga ishuj Karaibe ku ka qëndruar tre muaj, pasi kishte kuptuar se burri i saj Fielder-Civil ishte liruar nga burgu.

Mirëpo, Amy është zhgënjyer nga tentativat e saja të pasuksesshme për shpëtimin e martesës, kështu që të premten ka shkruar për kapitullimin e saj në Facebook: “Nuk mendoj se do ta shoh më Blake-un”.