LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Ambasadës amerikane në Tiranë – vendimi i Lulzim Bashës meriton respekt

Reagimi i Ambasadës amerikane në Tiranë – vendimi i Lulzim Bashës meriton respekt

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

“Vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt. Vënia e interesave të partisë dhe të vendit mbi ato personale është shenjë e udhëheqjes së vërtetë”, thuhet në reagim.

“Shpresojmë që vendimi do të përcaktojë rrugën që Partia Demokratike të ecë përpara drejt së ardhmes; do të forcojë marrëdhënien e veçantë të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara; do të përforcojë mbështetjen për reformat dhe përpjekjet e tjera për qëllimin e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së dhe do të ritheksojë parimet dhe idealet demokratike mbi të cilat u themelua”.


“Një opozitë e fortë që mund të jetë e gatshme për të udhëhequr është thelbësore për demokracinë. Mbështetja e SHBA-së për demokracinë dhe përkushtimi për të luftuar korrupsionin dhe mosndëshkimin mbeten të pandryshuara”, njofton Telegrafi.

Lulzim Basha u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike në korrik të vitit 2013.

Lëkundjet në Partinë Demokratike filluan vitin e kaluar kur Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së dhe nga vetë partia ish-kreun e partisë, ish-kryeministrin Sali Berisha, pas vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për ta shpallur Berishën person të padëshiruar (person non grata) për shkak të akuzave për korrupsion.

Berisha e kontestoi vendimin e Bashës dhe si përgjigje nisi një fushatë për ta rimarrë kreun e PD-së, duke e sfiduar hapur Bashën dhe përkrahësit e tij, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori