Luka Doncic ka bërë një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në NBA, por që kësaj radhe nuk i ka ndihmuar skuadrës së tij të marrë fitore.

Ballas Mavericks është mposhtur në shtëpinë e tyre American Airlines Center nga Chicago Bulls me 16 pikë diferencë 101:117.


KSCOWEFT333EXNC6VNFQDU6N6Y

Ylli slloven, Luka Doncic bëri një paraqitje të madhe, duke arritur ‘Triple-Double’ me 36 pikë, 16 kërcime e 15 asistime ndërsa pati edhe dy topa të vjedhur.

Gjithsesi kjo paraqitje e jashtëzakonshme e tij nuk i ndihmoi Dallasit për ta fituar ndeshjen ndaj Bulls.

https   thesmokingcuban.com wp content uploads imagn images 2017 07 15448097 scaled

Tek ekipi fitues lojtari më efikas ishte finlandezi Lauri Markkanen me 29 pikë, 10 kërcime e tre asistime.

Ndeshjen e ardhshme Mavericks e zhvillojnë në udhëtim te Toronto Raptors, derisa Bulls presin Houston Rockets. /Telegrafi/Rezultatet: 

Dallas Mavericks - Chicago Bulls 101:117

Denver Nuggets - Utah Jazz 105:109

Sacramento Kings - New Orleans Pelicans 123:128

LA Clippers - Indiana Pacers 129:96

telegrafi sport app