LAJMI I FUNDIT:

Versace ka përpunuar temën e minimalizmit të viteve të nëntëdhjeta

Versace ka përpunuar temën e minimalizmit të viteve të nëntëdhjeta
(Foto: Versace)

Dizajnerja e famshme e modës ka rafinuar një pjesë të mirë të koleksionit dhe sugjeron stile më të thjeshta, të cilat bazohen në një siluetë të ngushtë, ndërkaq në qendër të koleksionit janë funde dhe fustane me gjatësi të ndryshme.

Bluza të ngushta, të shkurtra, pulovra të kuqe me katrorë dhe aksesorë mode, të frymëzuara nga forma të thjeshta me ngjyra kryesore, janë propozimi i koleksionit të ri Versace.


Nga çizmet, drejtoresha kreative, Donatella Versace, sjell modele të larta me platforma, së bashku me minifunde me një model të palosur ose një kostum të prerë bazik.

(Foto: Versace)

Ngjyra bezhë ishte një nga temat kryesore të minimalizmit të viteve nëntëdhjetë, ndërkaq tani Versace po e përsërit leksionin në edicionin luksoz.

Fustane të vogla lëkure me rripa, sytjena dhe minifunde, shtëpia e famshme e modës italiane i ka zbukuruar me detaje prej ari.

(Foto: Versace)

Nga ngjyrat janë ato intensive, si fuksia, blu e ndritshme dhe jeshile efektive.

(Foto: Versace)

Pantoflat njëngjyrëshe dhe çantat e vogla të dorës ndjekin trendët e dizajnit dhe funksionalitetit të pastër. /Telegrafi/

(Foto: Versace)