Lausannë ka marr fitore ndaj Yverdon me rezultat 3-1, ku në këtë përballje shkëlqeu reprezentuesi i Kosovës, Donat Rrudhani.

Ishte Rrudhani që hapi ndeshjen që në minutën e 9-të për 1-0, ndërsa në fundin e ndeshjes ai u ndëshkua edhe me një karton.


Nga SofaScore, anësori është vlerësuari si lojtari më i mirë në ndeshje me notën 8.2.

Ai kishte 59 pasime të sakta, pesë duele të fituara dhe tri ndërhyrje në top.

f1f0ff8b 3fdb 407b b942 58a47dd9cb96

Rrudhani aktualisht ka katër gola të shënuar në kampionatin zviceran, ndërsa te Lausanne është në huazim nga Young Boys. /Telegrafi/

telegrafi sport app