Në një pritje në Tiranë me rastin e 30-vjetorit të Ushtrisë Sovjetike, më 23 shkurt 1948, i ngarkuari me punë i BRSS-së në Shqipëri, A. Gagarinov, ngriti dolli “për shokun Titon, në qoftë se ai punon për fuqizimin dhe unitetin e bllokut demokratik”. I dërguari jugosllav, që ishte i pranishëm, reagoi menjëherë duke deklaruar se për “shëndetin e Titos mund të pihet, por pa kurrfarë aludimesh”. Ky incident bëhet publik në vitin 1953 nga V. Dedijer në librin biografik kushtuar Josip Broz Titos. Por, në Rusi janë deklasifikuar dokumente që hedhin dritë për përmasat e një sherri të madh për çështjen e titulluar “Dollia e Gagarinovit”.
Kështu, “kumbullat që hëngri” numri dy i misionit sovjetik në kryeqytetin shqiptar, “u mpiu dhëmbët” shefave të mëdhenj të regjimeve të Moskës dhe Beogradit, J. B. Titos (1892-1980), V. M. Molotovit (1890-1986, në atë kohë ministër i punëve të jashtme i BS, dita e varrimit të tij, më 12.11. 1986, u shpall nga Enver Hoxha ditë zie kombëtare) deri dhe J. V. Stalinit (1879-1953). Por, incidenti inkuadrohet edhe në fërkimet e para mes Bashkimit Sovjetik dhe Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë, që pas pak muajsh do të zvetënoheshin deri në prishje përfundimtare të dy partive të mëdha komuniste.
Josip Gjergjia rrëfeu për një “incident” diplomatik, që kishte ndodhur në misionin shqiptar në Beograd në pritjen e dhënë për nder të Enver Hoxhës, ku ishte ftuar dhe Titoja, i cili nuk erdhi për arsye sigurimi”. Kështu kishte njoftuar, sipas Enver Hoxhës, Josip Gjergjia..
Gjergjia i tregon të dërguarit të BRSS-së në Tiranë: “U ngritën shumë dolli. Më në fund, e mori fjalën Enver Hoxha. Ai tha se propozon të ngriheshin shëndete për të gjithë popujt përparimtarë, demokratikë, por gjithashtu dhe për Francën. Ambasadori francez në Beograd, që ishte i pranishëm në këtë ceremoni, Zhan Pajar (Jean Payard), që i kishte ikur gjaku në fytyrë nga zemërimi, protestoi dhe gjoja, duke iu drejtuar Enver Hoxhës, e pyeti: Përse ‘gjithashtu për Francën’?”
Gjithë “incidenti”, sipas Gjergjias, u mbyll këtu. Enver Hoxha gjoja, pasi e pa që kishte folur pa takt, e ndreqi disi pasi propozoi të të ngrihej dolli për traditat revolucionare të popullit francez, raporton në Moskë, D. Çuvahini.
Por, diplomati i stërvitur sovjetik, me sa duket, nuk e beson Gjergjian përderisa ironizon me stilemën e thonjëzave “incidenti” apo me frazën “gjoja, duke iu drejtuar Enver Hoxhës”. Nuk mund të gjykohet sot se kush thotë të vërtetën Gjergjia apo Çuvahini, teksa ky i fundit ishte dhe një mik personal i Hoxhës.
Më 11 mars 1948, J. B. Tito priti A. Lavrentjevin (1904-1984, ambasador i BRSS-së në Jugosllavi në vitet 1946-1949) dhe shtroi para tij një numër problemesh për t’iu transmetuar zyrtarisht qeverisë sovjetike. Bëhej fjalë për marrëveshjen tregtare mes BRSS-së dhe Jugosllavisë, për “dollinë e Gagarinovit” dhe për ngritjen e flotës luftarake-detare në Jugosllavi.
Lidhur me problemet e paraqitura nga J. B. Titoja, V. Molotovi ngarkoi A. Lavrentjevin t’i transmetonte më 13 mars udhëheqësit jugosllav sqarimet e palës sovjetike. Një javë më pas, më 18 mars 1948, J. B. Tito i dërgon Molotovit një letër sekrete lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me BRSS-në, vendosjen e raporteve të kursit të dinarit dhe rublës dhe furnizimet ushtarake të BRSS në Jugosllavi. Dhe, si pikë të parë trajton çështjen e “Dollisë së Gagarinovit”!
Mareshali shkruan: “Pasi u verifikuan faktet, që kanë të bëjnë me telegramin tuaj, mund të jepet kjo përgjigje: 1. Lidhur me deklaratën e Gagarinovit qeveria [jugosllave] ka parasysh shpjegimin e shtjelluar në telegramin Tuaj, dhe vë në dukje se, përsa u përket përfaqësuesve jugosllavë, prej të cilëve qeveria mori informacionin, nuk mund të bëhet fjalë për shpifje”.
Është një përgjigje të hollë e Titos ndaj aludimit të Molotovit se “dollia e Gagarinovit në Shqipëri është keqkuptim ose shpifje”. Letra e Titos i është dorëzuar Molotovit, më 24 mars 1948, nga ambasadori jugosllav V. Popoviq (1914-1972).
Por, këtë vërejtje elegante të Beogradit nuk e kanë kuptuar, apo kanë bërë rolin e budallait eprori i drejtpërdrejtë i Gagarinovit, ministri i Jashtëm Molotov, dhe Stalini. Është interesante se më 27 mars 1948 në një letër drejtuar “Shokut Tito dhe anëtarëve të tjerë të KQ të Partisë Komuniste të Jugosllavisë”, emri i Molotovit qëndron përpara atij të Stalinit dhe se letra bëhet me porosi të komitetit qendror të Partisë Komuniste Pan-Ruse bolshevike. Dy figurat qendrore të Kremlinit shkruajnë:
“Letrat tuaja të përgjigjes së 18 dhe 20 marsit u morën. Përgjigjen tuaj e konsiderojmë të gabuar dhe për pasojë krejtësisht të pakënaqshme. 1. Çështja Gagarinov mund të konsiderohet e rrëzuar, përderisa ju hoqët dorë nga akuzat lidhur me Gagarinovin, ndonëse ne vazhdojmë të mendojmë se këtu është shpifur ndaj Gagarinovit”.
Sikurse u citua më sipër, Titoja më 18 mars bën të qartë se “për sa u përket përfaqësuesve jugosllavë, prej të cilëve qeveria mori informacionin, – nuk mund të bëhet fjalë për shpifje”. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe