Një video rrëqethëse shfaq momenti,n kur një fermer është gjetur i vdekur brenda barkut të një pitoni gjigant në Indonezi.

La Noti, 61-vjeç, ishte sulmuar nga pitoni 8 metërsh në jugperëndim të Sulaëesi, transmeton Telegrafi.


Gjarpri zbriti nga një degë e pemës dhe e kafshoi në këmbë burrin i cili në ato momente po ushqente pulat e tij.

Ky gjysh që nuk ishte armë të mbrojë veten, është gëlltitur i tëri dhe nuk ishte rikthyer në shtëpi – duke brengosur familjarët që alarmuan të nesërmen autoritetet.

Ata gjetën motoçikletën e tij të braktisur në skaj të rrugës në fshatin Majapahut, duke nxitur autoritetet të fillojnë operacionin për kërkimin e tij.

Por vonë atë ditë, ata u shokuan kur gjetën një piton duke qëndruar në pyll, jo larg vendit ku për herë të fundit ishte parë burri.

Ashtu edhe siç kishin hamendësuar, pas prerjes së barkut të pitonit, policia gjeti trupin e pajetë të burrit. /Telegrafi/