Në faqen 239 të dokumentit të “Société des Nations – Journal Officiel”, botuar në shkurt 1925, gjejmë një memorandum të veçantë në lidhje me largimin e shqiptarëve të Epirit nga trojet e tyre. Tekstin mund ta lexoni të plotë më poshtë:
“Memorandum
Si u detyruan shqiptarët e Epirit të largohen nga vendi i tyre.
Në shtator të 1923, autoritetet e qarkut të Margaritit dhe Gumenicës (në prefekturën e Janinës) vepruan në mënyrë të pazakontë kundër elementit shqiptar.
Fshatrat e Arpicas, Mazarekut, Smokovinës, Kurtit (Kurtecit) dhe vetë qyteti i Margaritit ranë pre të rreshterit Jani dhe xhandarit Manoli, të dy me origjinë nga Kreta.
Në fshatin e Arpicas, shqiptarët Omer Haxhi Veliu, Xhemal Beqiri, imami Mollah Besimi, Xhafer Lako, Abdi Sula, Nuh Çamo, Ilias Aliu, Refat Xhaferri, Ali Koçumani, Ahmet Haxhiu, Dahri Fejzo Kurti u keqtrajtuan, u rrahën publikisht dhe u futën në burg gjatë dhjetë ditëve në Margariti, ku u trajtuan si kafshë, pastaj u dërguan në Prevezë, dhe së fundi në Janinë, në të gjitha, tridhjetë e pesë ditë vuajtje.
I njëjti fat iu rezervua, në Margariti, edhe myftiut Adem Haxhi Abazi, Ahmet agë Qazimit, Haxhi Ibrahimit, Ibrahim Mollahut, Mustafa Bajos, Jusuf Haxhi Mahmudit, Ibrahim Ruhas;
Në Smokovinë: Beqo Hamidit, Mon Ismailit.
Në Kurt (Kurtec): Hasan Hamidit (i liruar sepse kishte ruajtur nënshtetësinë osmane)
Në Murto (fshat që i përket qarkut të Goumenicës): i emëruari Qazim Saliut;
Në Mazarek: të emëruarit Ferhad Mahmeti, Hamid Mehmeti, Sake Meto, Mato Osmani, Shaqir Sulejmani, Musa Veliu, Cen Veliu, Jusuf Tetim Tahir Meta, Damin Mete, Yzevir Mete, Zer Temi Mullah Hamzai, Mullah Musai.
Nga këta, Cen Veliu u torturua; xhandarët e detyruan atë të ulet në një grilë të skuqur nga zjarri.
Ndërsa po rrihnin Sake Meton, rreshteri Jani dhe komandanti i xhandarmërisë (Astinomos), i quajtur gjithashtu Jani, kishin vënë këmbët në gojën dhe kraharorin e tij sipas ritit të dhunës, Sake Meto u var nga këmbët në një pemë. Mjeku, të cilit i referohej Sake Meto për gjetjen e natyrës dhe burimit të lëndimeve të tij, refuzoi ta bënte këtë.
Familjet (gratë dhe fëmijët) e Mullah Musait, Jusuf Tetimit, Sake Metos, Mato Osmanit dhe Deud Sadiut u burgosën për njëzet e katër orë në Margariti.
Xhandarmëria e Margaritit vodhi para nga të gjitha viktimat, duke u marrë atyre shuma të mëdha.
Pas ankesës, shumë të butë të shqiptarëve, një hetim u hap nga koloneli Aleksandër Sirakos; komandanti i xhandarmërisë Jani u shpall fajtor dhe u lirua nga posti i tij, por, rreshteri Jani, xhandari Manoli dhe xhandarët e tjerë fajtorë, janë ende në Margariti.
Po të njëjtit, Jani dhe Manoli vazhduan të terrorizonin popullsinë shqiptare. Vetëm pak kohë më parë, kur Komisioni Miks mbërriti në Prevezë, për shkëmbimin e popullatave (prill-maj 1924), Jani ftoi në postin e policisë së Margaritit shtatë njerëz të pasur të qytetit me qëllim që t’i influencojë që ata të deklaronin se i nënshtrohen shkëmbimit dhe t’i pengojë që ata ta quajnë veten shqiptarë.
Si rezultat i keqtrajtimit nga autoritetet ushtarake, sidomos nga grupe repartesh, shumë fshatra u braktisën nga banorët e tyre, xhandarët dhe ushtarët të mësuar të vendoseshin te shqiptarët, të cilët jetonin nën shpenzimet e tyre gjatë disa javëve dhe u merrnin para, nën pretekstin se këta shqiptarë janë në kontakt me Shqipërinë e pavarur. Në të njëjtën kohë, si ushtarët dhe xhandarët, ekzistojnë grupe të tjera që u bëjnë të ndjejnë peshën e shthurjes së tyre, hajdutë të vërtetë, por që jetojnë në kushte shumë të mira me autoritetet civile dhe ushtarake.
Fshati i Koskës, që ndodhet pranë kufirit shqiptar, është ndër ata që ka pësuar këtë lloj metode.
Koska ka dyqind familje, të gjitha shqiptare, dhe grupet ushtarake e vizitojnë atë rregullisht, duke kërkuar nga banorët e saj, jo vetëm ushqim që nuk e paguajnë kurrë, por duke imponuar mbi ta të gjitha punët e rënda, siç janë transportimi i ujit dhe drurit, ndërtimi i kazermave dhe të gjitha menutë dhe shërbimet e mëdha”. /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Letër nga Turqia (1717): Shqiptarët të premten shkojnë në xhami, të dielën në kishë

“Lufta civile shqiptare”

Në thesarin filatelik të Postës së Kosovës: Mes pullave postare që përcjellin çdo letër të dërguar "Me dashuri nga Kosova"

Pse duhet të ndjekim shembullin e të lashtëve në trajtimin e të moshuarve?

Libër 500 faqesh për Halim Spahiun

DO TA TRADHTOJ ATDHEUN

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë