Afro 30 vite më parë, Donald Trump ka qenë besimplotë se do të fitonte zgjedhjet presidenciale amerikane, si një kandidat i pavarur në vitin 1996. Kjo është zbuluar nga dokumentet e policisë sekrete të periudhës komuniste në ish Çekosllovaki.
Çekosllovakia ka qenë vendlindja e bashkëshortes së Trump, Ivanës, një modele, atlete dhe biznesmene, e cila u bë më pas nënë e tri fëmijëve me presidentin e zgjedhur, Donald Jr, Ivanka dhe Eric.
Një vit përpara rënies së komunizmit në 1989-n në shumë pjesë të Europës, detajet mbi rikthimin për një vizitë të Ivana Trump në 1988-n në vendlindje u regjistruan në një raport të klasifikuar policor.
Raporti i 22 tetorit 1988 pretendon se Trump refuzonte të kandidonte për president në atë vit, pavarësisht presionit të supozuar për ta bërë diçka të tillë, sepse në moshën 42-vjeçare ai mendonte se ishte shumë i ri për një post të tillë. Por raporti sekret thotë se ai synonte të kandidonte në garën presidenciale të vitit 1996 si një kandidat i pavarur, kur ai të ishte plot 50 vjeç, transmeton tch.
“Edhe pse dukej si një utopi, Donald Trump kishte besim të madh se do të korrte sukses”, thuhet në raportin e policisë, bazuar në informacionet e një burimi të paspecifikuar që ka folur me babain e Ivana Trump, Milos Zelnicek, rreth vizitës së saj. Gjithsesi, mbetet ende mister se nga vinte “presioni” i pretenduar ndaj tij.
Raporti është interesant sepse në Shtetet e Bashkuara, publiku thuajse nuk ka qenë në dijeni se Trumpi do të konsideronte të garonte për president, deri në një intervistë të vitit 1988 në shfaqjen “The Oprah Winfrey”.
“Nuk do ta përjashtoja në mënyrë kategorike. Gjithsesi mendoj se do të fitoja, sepse nuk futem asnjëherë në një garë për të humbur”, ka thënë ai.
Megjithatë, Trumpi nuk ngriti ndonjë komitet eksplorues deri një dekadë më vonë, kur nisi pikërisht tentativën për të siguruar nominimin e Partisë Reformiste në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000. Ai u tërhoq nga ajo përpjekje vetëm 4 muaj më vonë.
Gruaja e parë e Trumpit u lind në vitin 1949 me emrin Ivana Zelnickova në qytetin Gottwaldov të Çekosllovakisë, apo në qytetin e sotëm të Zlinit, emri i të cilit ishte ndryshuar nga komunistët e ardhur në pushtet në vitin 1948. Ajo u martua me Trumpin, bashkëshorti i dytë për të, në vitin 1977. E teksa vijonte udhëtimet e saj mes “perdes së hekurt”, Ivana u bë një objektiv i policisë sekrete çekosllovake, tepër e fuqishme dhe e frikshme, e njohur si “StB”.
Dokumenti sekret për Ivanën nga “StB” ka pasur një numër regjistri, por ai nuk është bërë i ditur. Historianët besojnë se ai është shkatërruar.
Por dokumente të tjera nga Arkiva e Shërbimeve të Sigurisë në Pragë, veçanërisht një dokument mbi babain e saj që e vizitonte shpesh vajzën në SHBA, tregon se ata të dy ishin nën mbikëqyrjen e rreptë të spiunëve dhe informatorëve të shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ministrja e Jashtme e Kanadasë e merr "shumë seriozisht" deklaratën e Trump për vendin e saj

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

“Kjo nuk është normale”, kongresistja demokrate me mesazh për Trumpin – i shfaqet presidentit para syve duke mbajtur letrën në dorë

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi