Një fëmijë që duket sikur një 80-vjeçar në fakt ka një gjendje të rrallë e cila e bën atë që të “plaket” shumë shpejt.

I lindur në Magura, Bangladesh, ai ka rrudha, sy të dalë, një trup të tkurrur dhe një shtresë të trashë të qimeve në shpinën e tij, përcjell Telegrafi.


Siç shkruajnë mediat e huaja, mjekët lokalë kanë mbetur të habitur se çfarë mund të jetë shkaku i plakjes së tij - por ata besojnë se ai ka Progeria.

Kjo gjendje - e cila prek vetëm një në katër milionë - shpesh kufizon fëmijët nga të paturit një jetë normale dhe shkakton plakjen e shpejtë të trupit të tyre.

Një mjek, i cili e ka trajtuar atë, ka thënë: "Fëmija nuk duket si një i sapolindur, mbi të gjitha”.

Por prindërit e tij thonë se janë të lumtur me lindjen e fëmijës së tyre "mrekulli" – madje ata nuk mund të përmbahen nga lumturia.

Babai i tij ka thënë: “Ne mund vetëm të falënderojmë Zotin. Nuk ka nevojë të mos jemi të lumtur me atë se si duket djali ynë”. /Telegrafi/

f111

f222

f333

f444