Doktorët që i shpëtuan jetën tifozit të Newcastle United, pas reagimit të shpejtë nga Reguilon e Dier

Përballja mes Newcastle United dhe Tottenham Hotspurit të dielën mbrëma pati një moment shqetësues në prag të përfundimit të pjesës së parë.
Derisa Spurs ishin duke e ekzekutuar një goditje nga këndi, Sergio Reguilon vrapoi të gjyqtari, për t’i treguar se ndeshja duhej të ndalohej, pasi një tifoz kishte rënë pa ndjenja në tribuna.
Derisa gjyqtari dha sinjalin që stafi mjekësor të shkonte drejt tribunave, një intervenim i shpejtë ishte edhe nga Eric Dier që informoi mjekun Tom Prichard me atë çfarë po ngjante.
Së bashku me kolegun e tij, Prichard e kuptoi se çfarë ishte duke ndodhur dhe iu bë me dije se tifozi i Magpies kishte pësuar sulm në zemër.

Nga
Telegrafi
18/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































