Doganat e Maqedonisë konfiskojnë 5.050 kuti cigaresh në Dojran, ndalohet një shtetas serb

Doganierët në pikën kufitare Dojran zbuluan dhe parandaluan një përpjekje për kontrabandë të 5.050 kutive cigare dhe cigareve elektronike me vlerë tetë milionë denarë.
Siç informon Drejtoria Doganore, inspektorët e Departamentit të Hetimeve të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve e privuan nga liria të dyshuarin, shtetas serb, shoferin e kamionit, kundër të cilit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Gjevgjelisë për kryerjen e veprës penale kontrabandë dhe falsifikim dokumenti, e dënueshme sipas Kodit Penal.
"Krimi u zbulua të dielën në mbrëmje, në dalje nga pika kufitare e Dojranit, kur doganierët, duke zbatuar teknika të avancuara operative dhe arsyetim analitik gjatë vlerësimit të situatës specifike në teren, kryen një kontroll të kamionit i cili ishte raportuar si bosh.
Gjatë inspektimit të detajuar, u zbulua një bunker i ndërtuar posaçërisht me një ndarje ku u zbuluan 101 pako cigaresh dhe cigare elektronik", thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave./Telegrafi/




















































