Dogana e Kosovës ka inkasuar deri tash 819 milionë euro ose mbi 30 për qind më shumë se në vitin 2020.
Përkundër masave shtrënguese për parandalimin e përhapjes së COVID-19 nga Qeveria, Dogana parashikon të mbledhë 1.3 miliard deri në fund të vitit.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci thotë për KosovaPress se në periudhën janar-gusht 2021 kanë inkasuar rreth 200 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2020.
“Për momentin që po flasim, ne kemi mbledhë 819 milionë euro, ku në krahasim me vitin e kaluar kur kishim të njëjtën periudhë kanë qenë 621 milionë euro ose 31 për qind më shumë. Por, viti 2020 ka qenë vit i pandemisë dhe krahasimi nuk mund të jetë edhe aq real kur ekonomia ka qenë e mbyllur. Mirëpo, nëse shikohet me vitin 2019, për atë periudhë, prapë jemi 15 për qind më shumë se viti 2019.
Kështu që në të gjitha aspektet, ekonomia e Kosovës, jo vetëm Dogana, sepse të gjitha të hyrat nuk varen nga Dogana, por nga perspektiva e gjithmbarshme e ekonomisë janë pozitive dhe trendi aktual, besojmë që deri në fund të këtij viti Dogana do të arrijë rekordin dhe do të kalojmë 1.2 miliardëshin, në 1.3”, thekson Stavileci.
Shpresëdhënës për ekonominë e vendit pritet të jetë edhe rritja e eksporteve në 120 për qind për këtë vit, ku deri në fund të vitit 2021 pritet të arrijnë shumën 650 milionë euro.
Mirëpo, sipas Stavilecit krahas saj ka shënuar rritje edhe importi i mallrave nga Serbia viteve të fundit.
“Në aspektin e eksportit, ne presim që ky vit të jetë vit historik për Kosovën që të kalohen… 650 milionë euro mallra të eksportuara që konsiderohet një prej zhvillimeve më pozitive… Sivjet kemi para për dallim nga vitet e fundit një rritje të eksporteve, I cili nënkupton që produktet e gatshme të cilat përfundojnë direkt tek konsumatori në të gjitha vendet e ndryshme të botës, prandaj kjo është ajo që ka ndikuar për më shumë të hyra për eksportuesit kosovarë.
Eksporti i Kosovës është kryesisht në vendet e BE-së si në Gjermani dhe Zvicër, Britani e Madhe dhe ShBA. Ka një kohë që ka rritje të importit nga Serbia, por mund të themi që disa produkte serbe vetëm se kanë humbur tregun në Kosovë”, pohon ai.
Në anën tjetër, Dogana sfidohet në luftimin dhe parandalimin e mallrave të kontrabanduara.
Zëdhënësi saj thotë se nuk ka doganë në botë që mund ta ndalë 100 për qind këtë dukuri.
“Mund të themi me përgjegjësi të plotë se Dogana ka rrit përpjekjet për të parandaluar secilin rast të kontrabandimit të mallrave. A mund të themi se jemi 100 për qind në parandalimin e kontrabandës, nuk ka doganë në botë që ndal kontrabandën 100 për qind. Megjithatë, dogana tenton që kontrabanda të minimizohet që mos të ketë ndikim në ekonominë e ligjshme apo tek importuesit e rregullt”, thotë Stavileci.
Masat e reja shtrënguese për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 nuk pritet të kenë ndikim negativ në të hyrat e Doganës së Kosovës.
Zëdhënësi Stavileci thotë se ani se vitin e kaluar mbyllja totale pati efekt negativ në të hyra buxhetore, sivjet trendi lëvizjeve ekonomike në aspektin e të hyrave, importit dhe eksportit nuk pritet të ketë ndikim qoftë edhe për shkak të këtyre masave të reja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos