LAJMI I FUNDIT:

Dogana e Maqedonisë sekuestroi vaj ulliri, raki shpie e çaj mali të gjetur në një veturë me targa daneze

Dogana e Maqedonisë sekuestroi vaj ulliri, raki shpie e çaj mali të gjetur në një veturë me targa daneze

Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se në pikën kufitare “Bllato” kanë sekuestruar vaj ulliri, raki shpie e çaj mali, që u gjetën në një veturë me targa daneze.

Nga Dogana e Maqedonisë theksojnë se vlera e mallit arrinte në mbi 28 mijë denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Më datë 31.07.2023, në vendkalimin kufitar Bllato gjatë hyrjes në vend, doganierët kanë ndaluar tentativën për import të paligjshëm të produkteve të padeklaruara, të cilat ndodheshin në një automjet pasagjerësh me targa daneze. Pas kontrollit të kryer të automjetit, i cili u paraqit si i zbrazët, dhe personi K.S. nuk lejonte të kryhet kontrolli në bagazh dhe në pjesën e pasme, janë gjetur 59 litra vaj ulliri në 4 kanaçe, 19 litra raki të bardhë shtëpie në 8 shishe dhe 7.5 kilogramë çaj mali të paketuar në 21 qese plastike. Vlera e mallit të ndaluar përkohësisht arrin në 28.560 denarë, ndërsa vlera e detyrimeve të evituara është 11.873 denarë, dhe kundër personit është ngritur procedura përkatëse”, njoftojnë Doganat./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori