Mbi 10 për qind më shumë janë rritur të hyrat nga Dogana e Kosovës në këtë fillim-vit. 123 milionë euro është totali i taksave që ka mbledhur dogana gjatë muajit të parë të vitit dhe në gjysmën e shkurtit.
Nga Dogana thonë se ka ulje të kontrabandimit me mallra. Megjithatë, sipas tyre, rastet më të shpeshta janë ato ku tentohet të kontrabandohet me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara.
Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci thotë së të hyrat e përgjithshme janë më të larta se viti paraprak. Sipas tij, ekonomia ka filluar të funksionojë, kështu është rritur konsumi dhe importi.
“Vitin e kaluar, periudhën prej janarit deri në gjysmë të shkurtit, ne kemi pasur të mbledhura në vitin 2020, 111 milionë euro të hyra në buxhetin e Kosovës. Ndërsa, në këtë fillim vit, është fillim-vit i mbarë dhe kemi arritur 123 milionë euro totali i taksave që kemi mbledhur. Që nënkupton që jemi 11 për qind më shumë se vitin e kaluar”, thekson Stavileci për KosovaPress.
Tutje, ai thotë se pandemia COVID-19 ka ndikuar në të gjitha sferat ekonomike në Kosovë, për çka shton se ka pasur ulje të tentim-kontrabandimeve.
“Normalisht që gjithmonë kemi kapur raste të ndryshme gjatë tentim-kontrabandimit, por në përgjithësi mund të themi se kemi pasur ulje të numrit të rasteve të cilat i kemi kapur gjatë tentimit për kontrabandim”, shton ai.
Stavileci thekson se rastet më të shpeshta të kontrabandës janë me medikamente mjekësore dhe pije të gazuara.
“Produktet të cilat janë më të favorizuara për kontrabandë janë produktet të cilat shiten, transportohen në mënyra më të lehta. Për shkak se ne kemi parë shembull derivatet e naftës, por me rregullimin e tregut kjo problematikë është minimizuar dhe gati është në zhdukje e sipër. Tani kemi disa raste ku kapim kontrabandimin me medikamente. Kapim raste të kontrabandimit me pije të gazuara të cilat vijnë nga shtetet e ndryshme”, përfundon ai.
Stavileci shton se në këto raste, tentohet që t’i ikin taksës së akcizës. Të hyrat vjetore të Doganës në 2020, janë 1 miliard e 30 milionë e euro ose një rënie për 10 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Kosova shënon për herë të parë Ditën botërore të inxhinierëve, premtohen kushte më të mira

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës