LAJMI I FUNDIT:

Djegia e veturës së deputetit Bajqinovci, Prokuroria: Ndodhi për shkak të defekteve në sistemin elektrik

Djegia e veturës së deputetit Bajqinovci, Prokuroria: Ndodhi për shkak të defekteve në sistemin elektrik

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka njoftuar lidhur me rastin e djegies së veturës së deputetit të LVV-së, Mefail Bajqinovci që kishte ndodhur më 22 shkurt të këtij viti.

Prokuroria përmes një njoftimi për media ka thënë se lidhur me këtë rast, prokurorja e çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, me qëllim të sqarimit të rrethanave rreth këtij rasti. Me urdhër të njëjtës është bërë super ekspertizë rreth shkakut të zjarrit të automjetit në fjalë.

Digjet vetura e ish-deputetit Mefail Bajqinovci
Lexo po ashtu Digjet vetura e ish-deputetit Mefail Bajqinovci

“Pas ekzaminimit të hollësishëm nga grupi i ekspertëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është konstatuar se deri te shpërthimi i zjarrit në këtë automjet ka ardhur si pasojë e defekteve në sistemin elektrik të furnizimit me rrymë elektrike. Problemet në sistemin elektrik kanë ardhur si pasojë e lidhjes së shkurtë izoluese të shtesës mbrojtëse të përçuesve (vjetërsia e kabllove elektrike)”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut

Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Katër të arrestuar në Dumnicë të Podujevës pas përleshjes mes vete, policia sekuestron një AK47

Katër të arrestuar në Dumnicë të Podujevës pas përleshjes mes vete, policia sekuestron një AK47

Kalo në kategori