Familja e Michael Buble nuk mund të merrte dhuratë më të mirë se kjo për festat e fundvitit.

Noah do të ketë mundësinë të festojë Krishtlindjen në shtëpi.


Vogëlushi i këngëtarit dhe aktores Luisana Lopilato para disa muajsh u diagnostikua me kancer.

Mediat argjentinase raportojnë se djali i çiftit të famshëm ka reaguar mirë ndaj kimioterapisë pavarësisht moshës, dhe të paktën për festa do të qëndrojë në shtëpi. /Telegrafi/