Manchester United ka fituar në “Old Trafford” ndaj Chelseat me rezultat 2-0.

Skuadra e Jose Mourinhos ka shënuar një fitore të madhe ndaj asaj të Antonio Conte, ku e ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes, duke i dhënë leksion.


Se “Djajtë e Kuq” ishin në formë e tregon edhe epërsia e hershme e krijuar, ku në minutën e shtatë të ndeshjes ishte i riu anglez, Marcus Rashford, i cili shënoi as një asistimi të mrekullueshëm të Ander Herreras.

rashford1

Në vazhdimin e pjesës së parë, të dy skuadrat patën edhe nga disa gjysmë raste, por pa arritur të gjejnë rrjetën dhe kështu skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1-0.

Unitedi hyri mirë edhe në pjesën e dytë duke shënuar gjithashtu një gol të shpejt, ku kësaj radhe ishte asistuesi i golit të parë Ander Herrera, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 49, por me ndihmën e një mbrojtësi që e devijoi topin.

ander herrera

Vendasit patën edhe një rast të mirë në minutën e 60 me Rashford, por i riu anglez  goditi lehtë dhe topi përfundoi në duart e portierit Asmir Begovic.

Deri në fund të takimit, Unitedi e ruajti mirë epërsinë e krijuar dhe me një Chelsea të humbur në fushë nuk u rrezikua asnjëherë fitorja dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat dhe fitore përfundimtar të vendasve me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, “Djajtë” afrohen në pozitën e pestë me 60 pikë, ndërsa Chelsea në vendin e parë me 75 pikë, por me vetëm katër pikë më pak se vendi i dytë Tottenhami. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5ih9ps_ander-herrera-goal-hd-manchester-united-2-0-chelsea-16-04-2017_sport

telegrafi sport app