DJ Gimbo ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” në Prishtinë për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë për kualifikimin në Botëror.

Ai u shpreh optimist për ndeshjen, duke thënë se Kosova do të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Turqisë.


“Ndeshja del 2-1 për Kosovën. E kisha këtë ndjesi që kur u zgjova”, tha Gimbo.

Foto: YouTube

Përpos futbollit, ish-banori i Big Brother VIP, zbuloi se ka shumë projekte me Gjestin, fituesin e edicionit të shkuar të BBV.

“Kemi shumë projekte me Gjestin, kur t’i publikojmë“, theksoi DJ Gimbo.

Ndër të tjera tha se pas daljes nga shtëpia më e ndjekur në Shqipëri, mendonte se ambientimi do të ishte i lehtë, por nuk rezultoi ashtu.

I njëjti është larguar nga formati pak javë më parë nga një televotim kokë me kokë me Brikena Selmanin. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com