DJ Geek dhe Yll Limani kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Fjalë” mban titullin kënga e përbashkët e çiftit, e cila është ritmike e zhanrit R&B.


Vija melodike e këngës është punuar nga vet Yll Limani, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur reperi Elinel.

djgeek 272801380 639773107287129 3888564882332904673 n e1643912924955

Kënga është produkt i DJ Geek dhe producentit Deard Sylejmani.

ylllimani 263713129 129866329443506 848478748345672749 n

“Fjalë” është publikuar në kanalin YouTube e vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë, gjersa ana vizuale i është besuar produksionit Sekuenca. /Telegrafi/