LAJMI I FUNDIT:

“Ditënetët e librit”

“Ditënetët e librit”

Më shumë se 70 aktivitete mbahen në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë më datat 16-20 maj.

“Ditënetët e librit”, festivali që do të mbahet në këtë Muze është ngjarja që mëton të bëjë bashkë dhe fuqizojë trinomin “Autor – Botues – Lexues”, në një ngjarje e rrallë kulturore dhe edukative, sipas organizatorëve.

Gjithëçfarë synohet është një festë dite e nate, që nis nga libri, për t’u përbashkuar në zhanre të tjera arti.


Ky festival do të ravijëzohet duke i dhënë hapësirën e nevojshme stendave të ekspozimit, aq sa dhe hapësirave kolektive për aktivitete gjithëpërfshirëse, me misionin e përbashkët të nxitjes të afrimit me librin.

Organizatorët pohojnë se ajo që e bënë të veçantë panairin është se tregohet një vëmendje organizative për ekspozuesin, botuesit po aq sa dhe institucionet e kulturës dhe arsimit, të cilët përmes një evenimenti të tillë, qëndrojnë më pranë blerësit-lexues-autor; përmes Festivalit u krijohet klima e nevojshme për t’u promovuar, gjetur mbështetje, lidhur marrëveshje të shpejta e afatgjata.

Në Ditënetët e Librit, hapësirat dhe kalendari i evenimenteve janë të orientuara nga vizitori, për t’i dhënë lirshmërinë e protagonizmin e nevojshëm publikut duke qenë pjesë përbërëse e vetë ngjarjes kulturore: të rinjtë dhe komuniteti i lidhur me librin dhe kulturën, përfitojnë si vlera konkrete përmes librave te blerë ose dhuruar, por edhe vlera të tërthorta të kalimit të kohës së lirë në mënyrë cilësore. /Dita/