Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka rikujtuar se sot është Dita e Presidentit, e vendosur nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Osmani në një postim në Facebook ka publikuar një video nga një vizitë e saj tek familja Rugova.


“Sot është Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti ynë historik Dr.Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë. Sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, shkruan Osmani. /Telegrafi/