LAJMI I FUNDIT:

Dita e dytë e edicionit të 13-të të festivalit Anibar vjen me aktivitete të shumta

Dita e dytë e edicionit të 13-të të festivalit Anibar vjen me aktivitete të shumta

Edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit të Animuar Anibar vjen me një program të bujshëm, i cili përfshin aktivitete të shumta.

Gjatë ditës u mbajtën tre punëtori nga Andy London – “Deluzione të Animuara”; Marcus Grysczok – “Si të Bëhesh Animator i Stop Motion” dhe Kristina Saganova – “Animacioni dhe
Realiteti i Shtuar”.

Shfaqja e filmave filloi nga ora 12:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla me shfaqjen e garës së filmave të metrazhit të gjatë ku u shfaq filmi “Dozens of Norths”.


Po ashtu, në ora 12:00 në teatrin Istref Begolli filloi edhe shfaqja e filmave për programin e fëmijëve të moshave 4+. Ndërsa, programi i fëmijëve të moshave 9+ u mbajt me fillim nga ora 14:00 në Kinemanë Jusuf Gërvalla.

Shfaqja e “Garës Ballkanike” solli për publikun një numër të filmave të prodhuar në vendet e rajonit (Slloveni, Kroaci, Serbi, Greqi), ndërsa publiku pati mundësinë të shijojë edhe premierat e “Shpija” nga Flaka Kokolli dhe “Magneti” nga Arvan Berisha, dy filma të animuar të prodhuar në Kosovë.

Dita vazhdoi me programin e veçantë: Scratch, Crackle dhe Pop: Filmat of Steven Woloshen. Gjatë këtij programi u prezantuan disa nga filmat e shkurtër të animuar të Steven Woloshen, të krijuara ndërmjet viteve 1983 dhe 2022. Ndërsa, pas përfundimit të shfaqjes së filmave Steven ishte i gatshëm t’ju përgjigjet pyetjeve nga publiku, ku ai shpalosi më shumë detaje rreth punës së tij.

Përgjatë ditëve të festivalit përveç shfaqjes së filmave e masterklasave, vizitorëve të festivalit do t’u ofrohet hapësira për të ndjekur nga afër edhe një seri panelesh me folës të shquar. Në ora 17:00 në Galerinë e Arteve në Pejë, filloi paneli i parë për këtë edicion, ku përgjatë një ore të pranishmit diskutuan mbi pavarësinë e artit në Ballkan nëpërmjet animacionit.

Nga ora 20:30 në Kino Liqeni filloi shfaqja e filmave të garës ndërkombëtare, ku u shfaqën gjashtë filma për të pranishmit. Duke vazhduar pastaj me garën e studentëve në Kino Kubat.

Nata përfundoj me argëtim nën tingujt e muzikës nga Sahati dhe Eptani, duke përmbyllur kështu natën e dytë të “Bestytndejave” të Anibar-it.

Edicioni i 13 i festivalit me një program të larmishëm me shumë aktivitete të ndryshme do të vazhdoj çdo ditë deri më 19 korrik në qytetin e Pejës.

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Magazina
Asgjë nuk është e rastësishme në

Asgjë nuk është e rastësishme në "Squid Game": Rrethi i ylberit kishte një kuptim metaforik në sezonin e dytë të serialit - skenografja zbulon se çfarë fshihet pas tij

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori