LAJMI I FUNDIT:

Dita Botërore e Ujit, ‘Hidrodrini’ me aktivitete vetëdijesuese për rëndësinë dhe përdorimin racional të e ujit

Dita Botërore e Ujit, ‘Hidrodrini’ me aktivitete vetëdijesuese për rëndësinë dhe përdorimin racional të e ujit

Me rastin e 22 Marsit – Ditës Botërore të Ujit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, nga fillim-java e edhe sot në këtë datë ka zhvilluar aktivitete vetëdijesuese publike si dhe agjendë takimesh në funksion të shfaqjes së rëndësisë së ujit si burim i jetës.

Nga KRU ‘Hidrodrini’  kanë folur për rëndësinë e ujit, ruajtjen dhe përdorimin racional të tij.

Duke ju bashkuar Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi (IPA 2), është firmosur gjatë javës Memorandum Mirëkuptimi mbi Projektin “ACT SMART SAVE WATER”, një hap i rëndësishëm drejt thithjes së investimeve të BE-së me participim dhe kontribut të përbashkët në shërbim të konsumatorëve, respektivisht ngritjes së shkallës së rëndësisë dhe cilësisë së ujit.


Po sot krerë të Kompanisë, të prirë nga kryeshefi Ekekuztiv Agron Tigani dhe Kryesuesi i Bordit Jusuf Nikqi, kanë zhvilluar takim-tryezë me përfaqësues nga Autoriteti Rregullator i Ujërave të Kosovës (ARRU), të prirë nga Drejtoresha e këtij organi Hajrije Morina e ku është folur mbi strategjinë dhe nevojat për të vazhduar bashkërëndimi i veprimeve në funksion të ruajtjes, cilësisë dhe përdorimit racional të ujit, ishte temë diskutimi e këtij takimi.

Ditën e kanë përmbushur me vizitë në kompani  edhe një grup filloristësh të Pejës, nga SHFMU ‘Dardania’, klasa e II-të, të udhëhequr nga mësuesja Marigona Sheremeti-Myrtaj, vizituan sot ambientet e punës në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’, me çrast nga ana e inxhinierëve, teknikëve dhe specialistëve, u njoftuan nga afër mbi ecurinë e kujdesit, prodhimit, vëzhgimit dhe kontrollit të ujit.
Shkollarët vizituan repartin e sistemit të pompave, laboratorin, repartin e kontrollit dhe më pas zyrat qëndrore të kompanisë.
Interesimet por edhe njohuritë bazike të këtyre yjeve të vegjël të së ardhmes, mbi ujin dhe rolin e tij për jetën, lanë mbresa dhe përshtypje të jashtzakonshme edhe tek stafi i lartë!
Uji është jetë, ta ruajmë dhe ta përdorim racionalisht.

‘KRU ‘Hidrodrini’ ka potencuar se ky 22 Mars për kompaninë dhe konsumatorët është më i veçant, ngase i gjen me projektin madhor ITUZ (Impiantit për Trajtimin e Ujërave të zeza), projekt me ndikim shumëdimensional në trajtimin racional të ujit.’-thuhet mes tjerash në njoftim, njofton Radio1.

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori