Dita Botërore e Shëndetit, 24 për qind e vdekjeve në botë të lidhura me shkaqet mjedisore
![Dita Botërore e Shëndetit, 24 për qind e vdekjeve në botë të lidhura me shkaqet mjedisore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot_3-21-780x439.jpg)
Me moton “Planeti ynë-shëndeti ynë”, sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës u shënua sot 7 Prilli, Dita Botërore e Shëndetit, ditë e cila shënohet në gjithë botën nga viti 1950.
Shënimi i kësaj dite ka për qëllim vetëdijesimin për një prioritet shëndetësor të përzgjedhur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që do të përqendrojë vëmendjen në veprimet urgjente të nevojshme për të mbajtur njerëzit dhe planetin të shëndetshëm.
Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë tha se e drejta e secilit njeri për shëndet është një e drejtë themelore dhe universale.
“Por, kjo e drejtë, theksoi ai, cenohet nga shkaqe e faktorë të ndryshëm që ndikojnë mbi shëndetin, përfshirë faktorët mjedisor si ndryshimet e klimës, ajri i ndotur, djegia e lëndëve djegëse, furnizimi i dobët me ujë kualitativ, qasja jo-adekuate në rrjetet e kanalizimit, derdhja e ujërave të zeza, dietat jo të shëndetshme dhe përdorimi i alkoolit dhe ushqimit jo të shëndetshëm dhe faktorë të tjerë”, tha ai.
Sipas tij, reduktimi i faktorëve të rrezikut bëhet përmes një ndërveprimi të gjithë akterëve duke vepruar si institucione, individë, sektor qeveritar e jo-qeveritar dhe me rritje të investimeve në shëndetësi.
“Në këtë drejtim, Ministria ka miratuar Planin e veprimit për promovim dhe edukim shëndetësor (2021) që synon promovimin e mënyrës së shëndetshme të jetesës dhe krijimin e shprehive, të cilat kanë ndikim në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve”, tha ai.
Linda Qavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor the se 24 për qind të vdekjeve që shkaktohen në botë janë të lidhura me shkaqet mjedisore, prandaj, theksoi ajo, të gjithë duhet të bëjnë më shumë për ta përmirësuar shëndetin dhe faktorët që ndikojnë në të.
Naser Ramadani, drejtor i IKSHPK-së tha se, sipas OBSh-së, mbi 90% e njerëzve thithin ajër të papastër që vjen nga djegia e lëndëve djegëse si thëngjilli, nafta, lëndë djegëse të kemikateve të tjera.
Oleksander Martynenko, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, tha se në këtë Ditë Botërore të Shëndetit, OBSh po bën një thirrje urgjente për veprime të përshpejtuara nga drejtuesit dhe të gjithë njerëzit për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin dhe për të zbutur krizën klimatike.
“Në kohën e konfliktit të shtuar dhe brishtësisë që ne jemi përvoja në Evropë, po e përjetojmë më qartë se kurrë se gjithçka është e ndërlidhur: problemet, zgjidhjet dhe ne, njerëzit që i shkaktojnë ato, që vuajnë prej tyre dhe që mund të bëjmë një ndryshim pozitiv”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe
![LVV: Duhet të presim deri në numërimin e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LVV-780x439.jpg)
LVV: Duhet të presim deri në numërimin e fundit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe