Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale sot do të diskutojë mbi politikat shëndetësore në nivel vendi.

Në lidhje me këtë, ata kanë ftuar edhe Dr. Ilirjana Bajraktari e cila është eksperte e sistemeve dhe politikave shëndetësore.


Po ashtu, ky komision pritet të ketë një diskutim për mbajtjen e dëgjimit publik për projektligjin e punës.

Mbledhja mbahet në ora 11:00 në njërën prej sallave të Kuvendit të Kosovë. /kp/